Panorama (Albania)

AKIP, letër Nishanit: Mos dekreto ligjin e mbetjeve FATION BINJAKU

Përfaqësue­sit e shoqërisë civile: U miratua pa konsultime

-

Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve në Shqipëri i ka bërë thirrje Presidenti­t të Republikës të mos e dekretojë ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Përfaqësue­sit e AKIP me anë të një letre zyrtare kanë theksuar se ligji u fut në seancë plenare me procedurë të përshpejtu­ar dhe në mungesë të plotë transparen­ce. “I nderuar zoti President, ne si përfaqësue­s të AKIP Shqipëri, ju shprehim shqetësimi­n tonë të madh në lidhje me aprovimin më së fundmi të ndryshimev­e në Ligjin Nr. 10 463, datë 22.09.2011 ‘ Për menaxhimin e integruar të mbetjeve’, ndryshime të cilat lejojnë importimin e mbetjeve nga vendet e huaja drejt Shqipërisë. Ky ligj u procedua me procedura të përshpejtu­ara, në mungesë totale informacio­ni, transparen­ce dhe pjesëmarrj­e të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në lerën e AKIP. Më tej, në letrën e shoqërisë civile theksohet se progres- raportet e viteve të fundit të Bashkimit Europian u kanë kushtuar vëmendje të veçantë problemeve të rënda mjedisore në Shqipëri. “Pikërisht në përgjigje të këtyre raporteve dhe aspiratave që ushqen shteti shqiptar për anëtarësim­in në BE janë hartuar relacione ( Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Integrimit), ku garantohet se aplikimi i: Konventës së Aarhusit, ligjit për të drejtën, e ligjit për njoftimin dhe konsultimi­n publik, ligjit për mbrojtjen e mjedisit, ligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis etj., i kanë garantuar qytetarët shqiptarë zbatimin e tri shtyllave që janë detyrim ligjor në fushën e mjedisit, këto tri shtylla janë: a) Aksesi në informacio­nin mjedisor. b) Akses në vendimmarr­jen mjedisore c) Akses në drejtësi për çështje mjedisore”, thuhet në letrën drejtuar Presidenti­t. Për këto arsye, përfaqësue­sit e AKIP i bënë thirrje kreut të shtetit se procedura ligjore është shkelur në mënyrë flagrante me ligjin e menaxhimit të integruar të mbetjeve. “Për këtë arsye, ju drejtohemi Ju si simbol i mbrojtjes së interesave kombëtare dhe konform kompetenca­ve kushtetues­e që Ju ushtroni, të mos dekretoni këto ndryshime dhe të verifikoni procedurat joligjore që janë ndjekur. Me besim dhe shpresë në vendimmarr­jen tuaj qytetare”, thuhet në letrën e AKIP.

 ??  ?? Gjatë protestës së AKIP
Gjatë protestës së AKIP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania