Panorama (Albania)

Rama: Mbetjet nuk t’i fal kush, blihen me para në bursë si gruri

Kryeminist­ri vazhdon sqarimin për ligjin e importit të mbetjeve

-

Kryeminist­ri Edi Rama gjatë bashkëbise­dimit që zhvilloi dje me fermerët e Divjakës është ndalur dhe në debatin e lidhur për ligjin që lejon importin e mbetjeve. Rama ka inkurajuar fermerët që të aplikojnë për të marrë fonde nga Bashkimi Europian, duke propozuar projekte konkrete. Kreu i qeverisë e ka lidhur çështjen e fondeve me ligjin e mbetjeve, duke thënë se nuk të fal kush para sot, madje s’të falin as mbetje sepse janë mall që blihet në bursë. “Duhet të kalojmë në një fazë ku ato që ishin deri dje drejtoritë e bujqësinë të kthehen në struktura ekselence, për të projektuar politikat e zhvillimit, për të mbështetur politikat rajonale të zhvillimit dhe për të mbështetur bashkitë, që duhet të jenë vendi ku ka një drejtori të mirëfilltë ekspertësh, të cilët dinë se si shkruhet një projekt, si aplikohet për një kredi me interes të favorshëm për fermerin, apo si merret para nga BE dhe organizmat e tjera, sepse para nuk të fal kush. Nuk të fal kush mbetje, që të jemi të qartë. Edhe ato mbetjet e riciklimit që diskutojmë sot, blihen në treg. Nuk t’i fal njeri, sepse janë lëndë e parë që kthehet në prodhim, nga ku shet, blen, shet, fiton etj’, u shpreh kryeminist­ri.

QARTËSIMI Qëndrimin e tij Rama e ka përforcuar dhe me një status në faqen e tij në “Facebook”, në të cilin ka sqaruar se ligji i shumë debatuar nuk bën fjalë për import plehrash. Për kreun e qeverisë importi i plehrave është i ndaluar me ligj, por do të lejohet vetëm futja në Shqipëri e lëndës së parë për riciklim. “Asnjë prej këtyre lëndëve nuk ta fal askush! Nuk ta dhuron askush askund! Nuk e ka askush të tepërt për ta hedhur, djegur apo groposur. Kjo e fundit ndodh vetëm aty nuk ka dituri të mjaftueshm­e, organi- zim të mjaftueshë­m, kulturë të mjaftueshm­e mjedisore! Këto lëndë blihen në bursë, tregtohen kudo në Europë si gruri, kafja, sheqeri e me radhë. Harrojeni fjalën plehra, lëruani atyre që përdorin gjuhën e kazanit politik e mediatik për qëllimet e tyre të mbrapshta sepse ligji i ri s’ka lidhje me plehrat. Ne e ndaluam dhe vazhdojmë ta kemi të ndaluar importin e plehrave!”, shkruan Rama në statusin e tij.

 ??  ?? Rama e Braçe dje në Divjakë
Rama e Braçe dje në Divjakë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania