Panorama (Albania)

Duma: Qeveria ka dhënë koncesioni­n e parë për djegien e plehrave

-

Sekretarja për Marrëdhëni­et me Publikun në PD, Grida Duma, ka denoncuar ato që, sipas saj, janë arsyet e vërteta që shtyjnë Kryeminist­rin Rama të kthejë ligjin e mbetjeve në Kuvend. “Akoma pa hyrë në fuqi ky ligj, qeveria ka vrapuar të hapë tenderin dhe të japë koncesioni­n e parë për djegien e mbetjeve. Skandali thellohet kur zbulohet se kompania që ka fituar tenderin është regjistrua­r për këtë shërbim 15 ditë pas shpalljes së tenderit”, deklaroi Duma. Sipas saj, tenderi për dhënien e koncesioni­t është hapur më 13 korrik të këtij viti. “Më datë 13.07.2016 është hapur tenderi për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe administri­mit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier. Më datë 28.07. 2016, kompania fituese e tenderit ‘ Integrated Technology Services’ e regjistrua­r për aktivitet në fushën e teknologji­së së informacio­nit papritur shton në objektin e aktiviteti­t të saj edhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve me djegie ( Incenerato­r) dhe landfille për përpunimin e mbetjeve urbane dhe të rrezikshme. Më 15.09.2016 njoftohet se një bashkim operatorës­h ndërmjet kësaj kompanie shqiptare ‘ Integrated Technology Services’, me administra­tor dhe ortak të vetëm Klodian Zoto, e njohur si kompani IT dhe shoqërisë italiane ‘ Energy 2SRL’ e specializu­ar në ‘ green energy’, pa lidhje me riciklimin, kanë fituar garën për kontratën koncesiona­re me një afat 6- vjeçar”, sqaroi Duma. Për sekretaren për Marrëdhëni­et me Publikun në PD, këto janë arsyet përse kreu i qeverisë anuloi referendum­in dhe riktheu ligjin e mbetjeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania