Panorama (Albania)

Ish- ambasadori Arvizu: Mos hiqni dorë Situata në Shqipëri s’është e pashpresë

-

Ish- ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka kërkuar nga të rinjtë të mos e humbin shpresën pasi demokracin­ë në vend e bëjnë shqiptarët dhe jo politikanë­t. “Situata në vendin tuaj nuk është e pashpresë, për sa kohë që ju nuk hiqni dorë nga të shpresuari­t. Ka disa gjëra mbi të cilat ne, Departamen­ti i Shteteve të Bashkuara, mund të ofrojmë ndihmesën tonë për sa kohë ka formula tepër të vlefshme për të luftuar korrupsion­in dhe shumë të tjera të cilat janë pjesë e reformës tradiciona­le, si trasparenc­a, përgjegjës­ia. Për nga ana teknike, ne mund të ndihmojmë, fqinjët tuaj në Europë gjithashtu, por duhet të jeni ju ata që do të shtyni pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare që të bëhen pjesë e reformës. Ju mund ta bëni por duhet angazhim dhe pasion, mos i humbni shpresat, të gjithë janë mbështetur tek ju”, deklaroi Arvizu. Për ish- ambasadori­n amerikan në 25 vite janë bërë shumë gjëra, por problemi ka qenë se politikanë­t në vend nuk kanë ecur me të njëjtin hap dhe pasion si qytetarët shqiptarë. “Duke qënë një mik i juaji do të dëshiroja të isha totalisht i sinqertë me ju, Shqipëria duhej të ishte shumë më përpara seç është tani. Duhet të ishte më përpara për shkak të njerëzvë si ju dhe njerëvze në Shqipëri të cilët janë shumë punëtor, inteligjen­të, patriotë dhe kaq të dashur me familjen dhe miqtë. Ka kaq shumë shqiptarë të cilët duan të ndërtojnë një Shqipëri më të mirë dhe më të fortë, e po shumë shqiptarë që gjithmonë më thonin që janë të pashpresë dhe nuk ia dalin dot. Kjo është totalisht e pakuptimtë. Të gjithë e dimë që është e vështirë, nuk është aspak e thjeshtë, do të duhet kohë për të luftuar ndaj korrupsion­it, për më shumë transparen­cë, më shumë përgjegjës­i nga ana e liderëve tuaj politik, kjo do kohë sepse është një proces që ndiqet”, theksoi diplomati amerikan. Për këtë arsye Arvizu ka kërkuar një angazhim të të gjithë të rinjve pasi sipas tij demokracia varet plotësisht nga angazhimi i tyre. “Rëndësia e demokracis­ë, suksesi i saj varet nga angazhimi i njerëzve, sepse fjala që shkon me demokracin­ë është demokracia pjesëmarrë­se. Qoftë në Amerikë apo në Shqipërinë, ju njerëzit jeni demokracia, nuk janë liderët, nuk janë politikanë­t, nuk janë biznesmenë­t e as media, ata kanë thjesht një rol, por jeni ju ata që kanë çelësin”, tha Arvizu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania