Panorama (Albania)

Bylykbashi: Blerja e votës vepër korrupsion­i, hetim nga SPAK

-

Partia Demokratik­e do të kërkojë rritje të politikës penale për shitblerje­n e votës. Bashkëkrye­tari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se këto fenomene duhet të bëjnë pjesë në veprat e korrupsion­it. “Ne kërkojmë rritjen e politikës penale. Kush mund të jetë një instrument? Ajo që propozojmë ne është që dispozitat në Kodin Penal për shitblerje­n e votës të detajohen më mirë, të rritet dënimi, por të kthehen në vepra korrupsion­i. Është korrupsion dhe nga Prokuroria e zakonshme, t’i kalojë SPAK- ut, që ne mendojmë se do të bëjë një punë të fortë e shumë të mirë në luftën kundër korrupsion­it”, ka deklaruar Bylykbashi.

Këto shqetësime, kreu i PD- së Basha i ndau në një takim në selinë blu me ambasadori­n e SHBA- ve, Donald Lu dhe zv. ndihmëssek­retarin amerikan të shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombët­ar të Narkotikëv­e, Aleksandër Arvizu. Gjatë takimit, Basha solli në vëmendje sasitë e mëdha të lëndëve narkotike që janë bllokuar nga partnerët ndërkombët­arë, teksa ka theksuar se droga po transporto­het edhe nga ajri. “Partnerët kanë bllokuar deri tani në kufijtë e tyre sasi rekord droge të ardhura nga Shqipëria. Transporti i drogës po kryhet nga toka, ajri dhe deti, tha zoti Basha, duke sjellë në vëmendje trafikun me skafe dhe me avion. Rasti i fundit, ku për t’i shërbyer trafikut të drogës ishte ndërtuar edhe një pistë ajrore, tregon se trafiku me avion është një mënyrë e preferuar nga trafikantë­t”, theksoi Basha. Sipas kreut të PD- së, kthimi i Shqipërisë në hambar droge është pasojë direkte e kriminaliz­imit të politikës dhe administra­tës. Ndërkohë një tjetër shqetësim i ngritur nga kreu i PD- së ishte korrupsion­i i papreceden­të. “Koncesione dhe tenderë që jepen pa garë dhe në fondet limit, duke injoruar ofertat më të ulëta, me përfitues vetëm një grusht njerëzish të lidhur miqësisht dhe politikish­t me Edi Ramën”, tha Basha, duke sjellë në vëmendje rastin e Dibrës.

TAKIMI Lidhur me çështjen e zgjedhjeve të ardhshme, Basha foli edhe në një takim të zhvilluar me strukturat e PD- së në qytetin e Fierit. Sipas tij, opozi- ta nuk do të zgjedhë t’i përgjigjet pushtetit të bandave me banda, por do të krijojë një aleancë të gjerë me qytetarët. “Pyetja që shtrohet është kjo: Po mirë, kur këta kanë paratë e tenderëve e të korrupsion­it, kur këta kanë paratë e drogës që e kanë mbushur si asnjëherë vendin me të, si do t’ia dilni të përballeni dhe të fitoni?! Cila është përgjigjja? Cilët janë skenarët? Të bëjmë bandën tonë, ushtrinë tonë të gangsterëv­e për t’u përballur me ushtrinë e tyre? Absolutish­t nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhje e demokratëv­e. Forca jonë, forca e opozitës është qytetari shqiptar”, sqaroi Basha. Kreu i PD- së do të vijojë takimet me strukturat në të gjithë vendin ditët e ardhshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania