Panorama (Albania)

Vëzhguesit vendorë për Dibrën: Blerja e votës me trajektore rritëse

-

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Dibrës, sipas Koalicioni­t të Vëzhguesve Vendorë, nuk i përmbushën standardet demokrate të cilat aspiron Shqipëria. Në këtë konkluzion kanë dalë dje në raportin final monitorues­it e zgjedhjeve të pjesshme në Dibër. Në raportin e publikuar dje, KVV ka theksuar se: “Zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Dibër ishin një proces zgjedhor i radhës, por nuk ishin pjesë e një përvoje të standardev­e dhe aspiratave demokratik­e të një niveli të tillë që qytetarët shqiptarë meritojnë, apo që stadi aktual i aspiratave integruese dhe ndërtimit të shtetit ligjor kërkojnë”. Në raport është trajtuar dhe fenomeni i blerjes së votave, por vihet theksi në mungesën e reagimit të institucio­neve shtetërore. “Në trajektore­n rritëse të akuzave për forma të drejtimit dhe të blerjes së votës, ku janë përfshirë proceset zgjedhore në vend, ishte dhe procesi zgjedhor i Bashkisë Dibër. Reagimi institucio­nal nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si mbikëqyrës i procesit zgjedhor, Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe Policisë së Shtetit si organe të hetimi, ishin tejet të ulëta. Qëndrimet publike të këtyre institucio­neve munguan dhe, për sa u arrit të bëhej e ditur, investimi i tyre ka qenë minimal. Institucio­net përgjegjës­e qëndruan pasive, jo efektive në kohë dhe jo në lartësinë e përgjegjës­ive që mbartin, çka bëri që kjo përvojë ta thellojë instrument­alizimin e akuzës si mjet të ligjërimit politik dhe jo si mekanizëm hetues të sistemit të drejtësisë”, thuhet në raportin e KVV. Për të luftuar fenomenin e blerjes së votës, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë u ka bërë thirrje ligjvënësv­e të krijojnë një strukturë të posaçme në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me për të luftuar korrupsion­in zgjedhor. “Sugjerohet ngritja e një strukture të specializu­ar si pjesë e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me me objekt: “hetimin dhe ndjekjen e formave të korrupsion­it zgjedhor”, thekson raporti i KVV. Më tej, vëzhguesit vendorë kanë ngritur si shqetësim mosrealizi­min e Reformës Zgjedhore, duke thënë se procesi i Dibrës është një paralajmër­im për zgjedhjet e 2017- s. “Procesi zgjedhor për kryetar të Bashkisë Dibër mund të shihet edhe si një test në miniaturë për zhvillimin e procesit zgjedhor të vitit 2017, si dhe një rikujtesë për vëmendje ndaj Reformës Zgjedhore, për problemati­kat që mbartin zgjedhjet në vend. Ky proces, në rezultante­n e tij, testoi dhe rikujtoi gjendjen e zbatueshmë­risë së ligjit dhe të procedurav­e nga administra­ta publike”, thekson raporti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania