Panorama (Albania)

BB: Shqipëria vazhdon me rritjen, por pagat kanë rënë

“Zgjedhjet e pasiguria politike, rreziqe në rritje për ekonominë”

- DORINA AZO

Banka Botërore prezantoi dje vlerësimet për ecurinë ekonomike, duke parashikua­r se rritja ekonomike në 2016 pritet të jetë 3,2 për qind, krahasuar me 2,8 për qind që ishte në 2015.

Banka Botërore vë në dukje se ky përshpejti­m i rritjes ekonomike po ndihmon në përmirësim­in e punësimit dhe papunësia ka shënuar rënie. Por, pavarësish­t se punësimi ka shënuar rritje, Banka Botërore konstaton se pagat kanë pësuar rënie për të tretin 3- mujor radhazi. “Papunësia ra me 15,5 për qind apo 0,7 për qind më e ulët se në të njëjtin tremujor të 2015. Pavarësish­t rritjes në punësim, duket se pagat reale kanë pësuar rënie për të tretin tremujor radhazi”, thuhet në raport. Banka Botërore mbështeti ligjin e qeverisë për faljen e gjobave dhe kamatëvone­save të biznesit, duke u shprehur se nga vlerësimit e bërë amnistia nuk jep ndikim negativ të buxhet.

PAGAT Ekonomistj­a e Bankës Botërore, Hilda Shijaku, shpjegoi se rënia e pagave në një kohë kur punësimi është rritur ka ardhur për shkak se punësimi nuk ofrohet nga sektorët tradiciona­le dhe punësimin më të lartë e kanë të rinjtë të paguar me paga të ulëta. “Kjo ndodh sepse sektorët që kanë ofruar punësim kanë qenë të ndryshëm nga ata që kanë qenë tradiciona­lë apo grupmoshat që i janë ofruar tregut të punës kanë qenë grupmosha të reja që ndoshta kanë pasur dhe paga më të ulëta. Por më duhet të specifikoj se rezultatet e anketës tremujore të biznesit tregojnë se numri i të punësuarve është rritur me 10 për qind në vit, ndërkohë që fondi i pagave është rritur 5 për qind, prandaj arrijmë në konkluzion që paga mesatare mund të ketë pësuar rënie”, u shpreh Shijaku. Për rritjen e pagave dhe pensioneve vitin e ardhshëm, Banka Botërore tha se qeveria duhet të mbështet te rritja e të ardhurave dhe ulja e shpenzimev­e, në mënyrë që të mos rritet borxhi. “Qeveria ka premtuar që do të vijojë konsolidim­in fiskal në vitin 2017 dhe për të bërë të mundur rritjen e pagave dhe të pensioneve pa prekur trajektore­n rënëse të borxhit i duhet të marrë masat korrespond­uese, ose në krahun e të ardhurave, ose të rishikojë shpenzimet për kategori të tjera”, u shpreh Shijaku. ZGJEDHJET Banka Botërore parashikon që rritja e qën- drueshme ekonomike pritet të vijojë deri në vitin 2018, por pavarësish­t kësaj rimëkëmbja përballet me rreziqe në rritje. Si rreziqe të brendshme Banka Botërore adreson zgjedhjet dhe pasigurinë politike, edhe pse mendon se cikli i ri ofron mundësi për progres. Ndërsa si rreziqe të jashtme, Banka Botërore adreson dobësinë e vazhdueshm­e të Greqisë dhe tensionet politike në Turqi. Rritjen ekonomike në nivelin 3,2 për qind për 2016, sipas Bankës Botërore është e mbështetur nga TAP- ja dhe veprat e tjera energjetik­e. Për këtë vit sipas Bankës Botërore, investimet e huaja kanë shënuar rënie, ndërsa borxhi ka arritur 72,5 për qind duke pësuar rënie. Përfaqësue­sja e Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed, theksoi se rritje ekonomike e qëndrueshm­e përballë rreziqeve të shtuara të situatës mund të arrihet vetëm me reforma këmbëngulë­se dhe me përmirësim­in e klimës së biznesit. “Nga ana e qeverisë ka pasur përpjekje dhe reformat po ecin përpara, por mbetet shumë për të bërë. E vetmja fjalë që mund t’ju them është se vendi duhet të ketë një mjedis biznesi nga më të mirët në botë, sepse kështu do të kishte ndikim pozitiv”, u shpreh Sayed.

 ??  ?? Dje gjatë konferencë­s
Dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania