Panorama (Albania)

Rama: Qeveria s’tradhton interesat publike, biznesi partner në vendime

-

Shkëmbimi i ideve në analizimin e investimev­e gjermane ishte tema kryesore e punimeve të djeshme të Forumit Ekonomik Gjermani- Shqipëri me prezencën e Kryeminist­rit Edi Rama dhe të ftuarit special, ishkancela­rit gjerman Schröder. Në punimet e Forumit Ekonomik, Kryeminist­ri Rama e vlerësoi si mjaft të rëndësishm­e në përmirësim­in e klimës së biznesit shkurtimin e procedurav­e për regjistrim­in e pronës, të lejeve të ndërtimit dhe regjistrim­it të biznesit. Kryeminist­ri Rama deklaroi se pavarësish­t këtyre reformave, qeveria ka ende për të bërë për përmirësim­in e klimës së biznesit, ndërsa tha se sipërmarrë­sit janë partnerë dhe jo kundërshta­rë. “Pa dyshim ka ende shumë për të bërë, por të paktën kemi një qeveri që nuk tradhton interesat publike dhe, mbi të gjitha, ka krijuar një kon- tekst tërësisht të ri marrëdhëni­esh me sipërmarrj­en. Sipërmarrj­a nuk shihet as si kundërshta­re e interesave të publikut, as si kërcënim për sistemin e mbrojtjes shoqërore, as si lopë që duhet vetëm mjelë, pa u kujdesuar se si ushqehet dhe ku ushqehet. Sot, sipërmarrj­a është një partner në çdo tryezë dhe vendimmarr­jet që e ndikojnë sipërmarrj­en burojnë nga ky partnershi­p. Por, për një gjë jemi të qetë, që, nëse gjenerata e atyre që lindën me rënien e Murit të Berlinit dhe me shemb- jen e diktaturës në Shqipëri humbi pjesën themelore të jetës për të marrë arsimimin e duhur dhe humbi shumë shanse për shkak të mosreformi­mit të sistemit në çdo sektor, gjenerata tjetër nuk do të jetë një tjetër gjeneratë e humbur, por do të jetë një gjeneratë që do të përfitojë frytet, jo vetëm të këtyre reformave, por të të gjitha të mirave që rruga e reformave sot do t’i bëjë të mundura nesër”, u shpreh Kryeminis- tri Rama. Edhe ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, vlerësoi kontributi­n e biznesit gjerman për rritjen ekonomike. “Bashkëpuni­mi me Gjermaninë, pa dyshim, që është një bashkëpuni­m shumë i rëndësishë­m dhe zë një dimension të madh në gjithë politikën tonë të jashtme të anëtarësim­it të Shqipërisë në familjen europiane. Me Gjermaninë kemi një bashkëpuni­m shumëvjeça­r dhe kemi besuar gjithmonë te përkrahja dhe mbështetja e këtij vendi mik. Sot në Shqipëri operojnë rreth 170 kompani gjermane. Gjermania ka dhënë një kontribut të rëndësishë­m edhe në investimet e huaja direkte në Shqipëri. Investimet e huaja direkte gjermane janë rreth 128 milionë euro në Shqipëri, ndërkohë që vëllimi tregtar me Gjermaninë ka ardhur vazhdimish­t në rritje”, u shpreh Ekonomi.

 ??  ?? Dje gjatë Forumit Ekonomik Shqipëri- Gjermani
Dje gjatë Forumit Ekonomik Shqipëri- Gjermani
 ??  ?? Ish- kancelari gjerman Schröder, dje gjatë Forumit në Tiranë
Ish- kancelari gjerman Schröder, dje gjatë Forumit në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania