Panorama (Albania)

Nikolla: Diplomat, në një regjistër elektronik

“Garanton vërtetësin­ë e të dhënave gjatë kontrollit”

- Ministrja Nikolla

Të gjithë universite­tet duhet të raportojnë në Ministrinë e Arsimit çdo gjë që ka të bëjë me aktiviteti­n e tyre, që nga diplomat, numrin e studentëve, pedagogëve e deri te financat. Të gjitha këta tregues do të jenë pjesë e një rrjeti të unifikuar të dhënash elektronik­e. Krijimi i një regjistri elektronik të arsimit të lartë është vetëm një nga hapat që do të ndërmarrë Ministria e Arsimit në kuadër të implementi­mit të ligjit të arsimit të lartë, e bërë publike në aktiviteti­n e një dite më parë “Dixhitaliz­imi i sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri”. Kjo, me qëllim për të rritur transparen­cën dhe vërtetësin­ë e të dhënave, por edhe për të forcuar bashkëpuni­min e trekëndësh­it MAS, agjencive dhe universite­teve. “Inspektimi që ne kryem në kuadër të verifikimi­t të kritereve ligjore, por edhe të tjera që ne realizojmë në mënyrë periodike, ka rezultuar në jo pak raste ajo çfarë është raportuar nga universite­tet të jetë e ndryshme nga ato që kanë raportuar vetë ato në vite”, vë në dukje Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Mungesa e të dhënave të qendërzuar­a në nivel kombëtar, sipas saj, ka sjellë vështirësi edhe në hartimin e politikave e strategjiv­e të MAS, e cila nuk ka pasur të dhëna lehtësisht të aksesueshm­e dhe të përditësua­ra. “Ligji i ri për arsimin e lartë parashikon administri­m të centralizu­ar të regjistrit kombëtar nëpërmjet krijimit të një agjencie kombëtare, duke krijuar një instrument dhe një bazë unike të dhënash lidhur me programet e studimit, diplomat dhe certifikat­at që lëshojnë. Ky është një instrument i rëndësishë­m për të garantuar transparen­cë dhe vërtetësin­ë e të dhënave në kontrollin e tyre”, sqaron ministrja. Një gjë e tillë parashikoh­et dhe në ligjin e ri për arsimin e lartë, ku të gjitha universite­tet e kanë për detyrë t’i paraqesin çdo vit ministrisë raportet vjetore mbi veprimtari­në që kanë kryer që përfshin gjendjen financiare, parashikim­in për angazhimin e personelit akademik, tarifat e shkollimit, si dhe informacio­n për gjurmimin e mëtejshëm të studentëve të diplomuar në secilin program që ata ofrojnë. Ndaj, edhe Ministria e Arsimit organizon dje dhe sot tryeza diskutimi me “British Council” për të marrë përvojën e huaj më të mirë. Platforma e përbashkët e të dhënave me të gjithë komponentë­t e saj përbërës, sipas Nikollës, do të ofrojë lehtësira të mëdha në jetën studentore, por edhe në punën e përditshme të stafeve akademike dhe administra­tive në të gjitha universite­tet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania