Panorama (Albania)

Djali i ish- deputetit në burg, zbardhet dëshmia

Arnold Kola: Më falni, s‘ munda ta parandaloj­a aksidentin

- Arnold Kola

Burimet zyrtare kanë thënë se ditën e djeshme është dorëzuar në Gjykatë kërkesa për caktimin e masës “arrest me burg pa afat” ndaj të ndaluarit Arnold Kola. I riu akuzohet për ngjarjen e aksidentit të ndodhur në Kamzë, ku u godit furgoni i Policisë dhe për pasojë, oficeri 42- vjeçar Ervin Haxhiaj gjeti vdekjen, ndërsa dy kolegë të tij u plagosën. Arnold Kola, djali i ish- deputetit Ndue Kola, ka kërkuar ndjesë gjatë marrjes në pyetje. Ai ka pranuar se ka qenë duke ecur shpejt pasi kthehej nga Shkodra, ku kishte konsumuar 2- 3 gota alkool. I riu ka thënë para hetuesve që nuk ka arritur të kontrolloj­ë makinën, pasi kishte hyrë në parakalim, duke u kërkuar falje familjeve të policëve.

AKUZAT Prokuroria deklaroi se akuzat e ngritura ndaj 22vjeçarit janë “shkelje e rregullave të qarkullimi­t” me pasojë vdekjen një herë dhe plagosjen dy herë dhe “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Shkelja e rregullave të qarkullimi­t me pasojë plagosjen dhe vdekjen, dënohet nga pesë deri në 20 vjet burg, ndërsa vepra tjetër ka një marzh dënimi më të lehtë, nga 10 ditë deri në tri vjet. “Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet”, thuhet në nenin 290 të Kodit Penal, për shkeljen e rregullave të qarkullimi­t. Veprat penale kanë ndodhur në dëm të tre efektivave të Policisë, të cilët mbrëmjen e së dielës kanë qenë me patrullim në zonën e Kamzës, me furgonin e rendit, në momentin kur janë goditur nga pas prej makinës tip “Lexus”, që drejtohej nga Arnold Kola. Ky i fundit, i cili është djali i ish- deputetit në Shkodër Ndue Kola, sipas Policisë, ka qenë në gjendje të alkoolizua­r dhe me shpejtësi tej normave të lejuara për aksin ku po lëvizte. Prokuroria ka marrë në pyetje dy policët e mbijetuar, Besim Voji dhe Ismail Hoxha, kolegë të 41- vjeçarit Ervin Haxhiu, i cili humbi jetën. Dy policët e plagosur kanë treguar dinamikën e ngjarjes, duke shpjeguar edhe faktin se pas goditjes nga makina që ecte me shpejtësi, furgoni i policisë është përmbysur e më pas rrotulluar dy herë, duke dalë jashtë kontrollit. AKSIDENTI I POLICËVE

Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 shtator 2016, rreth orës 21: 15, në bulevardin “Blu”, Kamëz, në afërsi të shkollës “Ibrahim Rugova”. Policia ka thënë se në rrugën kryesore në këtë zonë ka ndodhur një përplasje mjetesh me pasojë vdekjen e një polici dhe plagosjen e dy të tjerëve. Sipas hetimeve, mjeti tip “Lexus”, me targë TR8788T, me drejtues shtetasin Arnold Kola, 22 vjeç, duke ardhur nga qendër Kamëz në drejtim të Institutit, ka goditur mjetin e Policisë me targë POLICIA 2164 ( mjet i Komisariat­it të Policisë Nr. 5), i cili ka qënë në patrullim në të njëjtin sens lëvizjeje. Aksidenti ka ndodhur në momentin kur makina e drejtuar nga i riu ka hyrë në parakalim ndaj furgonit të Policisë, por nga shpejtësia, ka humbur kontrollin dhe ka goditur mjetin e forcave të rendit. Si pasojë e kësaj goditjeje ka ardhur dëmtimi i punonjësve të Policisë që kanë qënë në furgon, Ismail Hoxha, 52 vjeç, Besim Voji, 42 vjeç dhe Ervin Haxhiaj, 41 vjeç, i cili pak çaste më vonë ka ndërruar jetë në spitalin e traumës. Ndërkohë dy punonjësit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka thënë se drejtuesi i mjetit tip “Lexus”, shtetasi Arnold Kola, ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit në masën 0.57mg/ l dhe 0.53 mg/ l dhe për këtë arsye, është bërë arrestimi në flagrancë për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimi­t rrugor” dhe “drejtim i automjetev­e në mënyrë të parregullt”.

 ??  ?? Makina pas aksidentit
Makina pas aksidentit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania