Panorama (Albania)

“Shpejtësi e çmenduri” në Tiranë, me makinë, 4 muaj burg shoferit

-

TIRANE – Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin ndaj një 27- vjeçari, “protagonis­t” i një xhiroje të “çmendur” me makinë në rrugët kryesore të kryeqyteti­t. “Aventura” e të riut Ergys Stafhasani, e ngjashme me skenën e një filmi aksion, ka ndodhur pas mesnatës së 2 gushtit 2015, teksa ndiqej nga disa patrulla policie. Sipas Gjykatës, i pandehuri Ergys Stafhasani, me dy vajza e një djalë pasagjerë në automjet ka kaluar tri kryqëzime me semafor të kuq, nuk i është bindur shenjës “stop” të tri patrullave policie, dukë vënë në rrezik edhe jetën e efektivëve. Në momentin e ndalimit, sipas Gjykatës, ai ka kundërshtu­ar me forcë punonjësit e Policisë, si edhe ka rezultuar se kishte konsumuar pije alkoolike në masën mbi 0.51 mg/ l. I pandehuri Ergys Stafhasani është fajësuar për “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”, duke u dënuar përkatësis­ht, me 2 vjet dhe 5 muaj burg. Në bashkim të dënimeve, i pandehuri është dënuar me një dënim të vetëm prej 6 muajsh burg, dënim që u ul në 4 muaj nga gjykimi i shkurtuar. I pandehuri tjetër në proces, Besmir Stafhasani, pasagjer në automjetin e “ndjekjes së çmendur”, u dënua me 100 mijë lekë gjobë për “kundërshti­m të punonjësit të policisë së rendit publik”. Të pandehurit janë hetuar dhe gjykuar në gjendje të lirë. Sipas gjykatës, ndjekja ka nisur në Unazë pranë Inxhinieri­së së Ndërtimit, ku mjeti i drejtuar nga i pandehuri Ergys për pak është përplasur me një mjet policie, teksa ka dalë nga rruga dytësore. Për shkak të shpejtësis­ë, policia i është vënë në ndjekje, por mjeti ka kaluar “21 dhjetorin” në drejtim të “Vasil Shantos” me semafor të kuq. Është njoftuar salla operative dhe gjithë shërbimet e Policisë Rrugore, për një mjet që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe në mënyrë shumë të shkujdesur. Semaforët e dy kryqëzimev­e pasardhëse janë kaluar po me të kuqe nga mjeti. Te sheshi “Willson” mjeti nuk i është bindur “stop”- it të një patrulle policie. Në bulevard, ndjekjes i është shtuar një tjetër patrullë. Ndalimi i mjetit është bërë i mundur nga një autopatrul­lë pranë Liceut Artistik. I pandehuri Ergys Stafhasani ka deklaruar se nuk ka parë shenja ndalimi dhe se në momentin që ka parë një automjet policie me fenelina, ka ndaluar. Ai ka pretenduar se është goditur nga policia, kur është prangosur. I pandehuri tjetër ka deklaruar se nuk ka ushtruar veprime kundërshtu­ese, por është dhunuar nga punonjësit e policisë. Një nga vajzat e pranishme në mjet, ka deklaruar se kishte parë momentet kur drejtuesi i mjetit kishte thyer semaforin dhe ndjekjen e policisë dhe se i kishte kërkuar disa herë të ndalonte. ar. ba

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania