Panorama (Albania)

Tenderi i uniformës së Policisë, hetuesit marrin një letër anonime

-

TIRANE – Një letër anonime me informacio­ne të rëndësishm­e ka mbërritur në Prokurorin­ë e Tiranës në lidhje me abuzimet në tenderin e uniformës së Policisë. Letra në fjalë mësohet se i është bashkuar dosjes së Njësisë Task- Forcë Antikorrup­sion, e cila prej muajsh po heton mashtrimin e kompanisë private me tenderin e uniformës së Policisë me fond rreth 1 milion euro. Sipas letrës, bashkimi i kompanive fituese “Marsi & AL” dhe “Yakupoglu Tekstil” është shpallur fituese nga komisioni i vlerësimit të ofertave në mungesë të certifikat­ës së cilësisë. Letra anonime thekson edhe një herë faktin e zbuluar tashmë nga Prokuroria se uniformat janë të një cilësie shumë të dobët dhe që nuk janë prodhuar në Turqi, siç janë plotësuar dokumentet. Të gjitha kampionet, plot 27.900 copë, sipas letrës anonime, janë prodhuar e qepur në Shqipëri. Në letrën anonime, e cila duket se është dërguar nga një punonjës i brendshëm i Policisë ose Ministrisë së Brendshme që ka përdorur iniciale fiktive, renditen të gjitha dokumentet e abuzimeve me tenderin e uniformës dhe, po ashtu, edhe të gjithë emrat e personave që janë marrë me procedurën në fjalë. Prokuroria mësohet se po përgatit marrjen në pyetje të të gjithë anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave në lidhje me procedurën që kanë ndjekur. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bërë edhe ajo kallëzim së fundi, duke paditur kompanitë fituese me të cilat ka prishur kontratën. Në kallëzim thuhet se shtatë modele të veshjeve të Policisë kanë dalë me probleme në cilësinë e materialit dhe te përmasat e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania