Panorama (Albania)

Kukësi ‘ eksod’ emigrantës­h: S'ka punë në Greqi e Itali

"Familjet këtu s'na mbajnë dot, jetojnë me asistencë"

-

Shumë emigrantë, pasi kanë humbur vendet e punës, kryesisht në Greqi dhe Itali, janë rikthyer në Kukës.

Është një fenomen tashmë i njohur, por që rëndon mjaft familje që mbaheshin kryesisht me ndihmën ekonomike. "Janë të shumtë emigrantët që kanë marrë te ne informacio­n për hapjen e një biznesi, pasi kanë vendosur të mos kthehen më në emigracion", thotë Demir Selaj, punonjës në zyrën e punës e të përkrahjes sociale të qarkut të Kukësit. Sipas tij, veçanërish­t emigrantët e moshës mbi 45 vjeç, e kanë mjaft të vështirë të rikthehen në shtetet ku kanë jetuar prej vitesh, në kushtet kur kanë humbur vendet e punës. Mbi 30 për qind e tyre kanë vendosur të mos i kthehen më jetës së emigracion­it".

Vështirë është të dihet numri i emigrantëv­e që kanë vendosur të braktisin emigracion­in, por në Kukës fenomeni është evident.

"E vetmja arsye që braktisim vendet ku kemi jetuar prej shumë vitesh është humbja e vendeve të punës. Ndryshe nuk do të ktheheshim këtu për asnjë arsye. Sepse edhe këtu nuk kemi asnjë të ardhme, shteti nuk na ndihmon me ndihmë ekonomike, vende pune nuk ka", thotë Hasan Sela, emigrant i kthyer nga Greqia.

"Edhe këtu nuk di çfarë të bëj. Ndonjë vend pune është thuajse e pamundur të gjej. Ndërsa të hap një biznes ësh- të po aq e vështirë. Sepse fuqia blerëse është përtokë. Jam interesuar, por paketa fiskale është tepër e rënduar. Ka mbetur e vetmja rrugë: Mundësia për t'u larguar sërish në emigracion, jo në Greqi, por në ndonjë vend tjetër", shprehet më tej Hasani. Emigrantët e kthyer që kanë humbur vendet e punës janë kryesisht nga Greqia, por ka edhe nga Italia. Ndërsa të shumtë janë të rikthyerit nga Gjermania. Riintegrim­i i tyre has në një mori vështirësi­sh. Jo vetëm për mungesën e vendeve të punës, por edhe të vështirësi­ve për hapjen e një biznesi privat. "Aq sa deri tani, edhe pse shumë prej tyre kanë kërkuar t'i orien- tojmë, asnjë nuk ka mundur të çelë biznesin e vet privat", tregon Demiri. Numri i emigrantëv­e nga qarku i Kukësit ka pasur gjithnjë tendencë rritjeje. Aktualisht nga rrethi i Hasit janë në emigracion rreth 7000 persona, nga rrethi i Kukësit 6000 persona dhe nga rrethi i Tropojës rreth 3500 persona.

 ??  ??
 ??  ?? Qyteti i Kukësit
Qyteti i Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania