Panorama (Albania)

Tenton të vrasë shokun që i shau mustaqet, arrestohet 71- vjeçari

-

BERAT- I moshuari tenton të vrasë me thikë 81- vjeçarin, pasi ky i fundit gjatë një debati të çastit mes tyre i ka sharë atij mustaqet. Ngjarja me këtë motiv, në dukje komik, për pak përfundoi tragjikish­t pasi 71- vjeçari Dilaver Ibro tentoi të qëllojë me mjet prerës shtetasin me inicialet R. K. Në njoftimin e dhënë nga ana e Policisë për këtë ngjarje, thuhet se "u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dilaver Ibro, 71 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen "Uznovë" në vendin e quajtur "Rruga e Liqenit", pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me sende të forta prerëse ( nga ato që përdoren për hapjen e shisheve të birrës) shtetasin R. K., 81 vjeç, banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "vrasje me dashje e mbetur në tentativë", parashikua­r nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se pas marrjes në pyetje të të moshuarit të arrestuar, ai është shprehur se kishte tentuar ta qëllonte bashkëmosh­atarin e tij pasi ai gjatë një debati të momentit i kishte thënë atij "të dhje… mustaqet". Kjo ka bërë që ai të ndihet i ofenduar, dhe në këto kushte ka nxjerrë nga xhepi një send prerës që e mbante me vete. Kanë qenë të moshuarit e tjerë, të cilët mblidheshi­n çdo ditë së bashku për të luajtur domino e për të kaluar kohën së bashku, të cilët ndërhynë për t'i ndarë ata. Pas sinjalizim­it, policia mbërriti në vend dhe gjatë marrjes në pyetje u identifiku­a dhe ndalua personi që rrezikoi jetën e shokut të tij. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet mjeti prerës që i plotësonte kushtet e armës së ftohtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania