Panorama (Albania)

Plagosin instruktor­in e palestrës para policëve

Tiranë, 32- vjeçari s'tregon emrat: Nuk di kush më qëlloi

- ETLEVA DELIA

Një 32- vjeçar, pronar dhe instruktor i një palestre në Tiranë, u sulmua nga 4 persona në mesnatë dhe u plagos rëndë me thikë, teksa po hipte në makinën e parkuar para një restoranti.

Ngjarja ndodhi në rrugën "Donika Kastrioti", që ndodhet mes Gjykatës Kushtetues­e dhe dy kullave, rreth orës 23: 45 të së hënës. Megjithatë, Policia u njoftua për plagosjen më shumë se një orë e gjysmë pasi kishte ndodhur, nga personeli i Spitalit të Traumës, ku i dëmtuari ishte paraqitur rreth orës 00: 30, në gjendje të rëndë. Burime nga Policia thanë se i plagosuri është shtetasi Halim Hysa, nga Dibra dhe banues në Tiranë, pronar i një palestre në Institutin Bujqësor. Ndërsa personat që e kanë sulmuar fillimisht me grushte e më pas e kanë goditur me thikë në brinjë, kanë qenë 4, edhe pse Policia thotë zyrtarisht se është vetëm një autor i dyshuar, tashmë i identifiku­ar. Ngjarja ka ndodhur në një zonë ku grupi i gatshëm patrullon vazhdimish­t e megjithatë nuk është parë nga askush. Mad- je, edhe një efektiv objektesh, që ishte me detyrë si roje pranë Gjykatës Kushtetues­e, pretendon se nuk i ka parë autorët, edhe pse ka ndërhyrë kur ka parë sulmin. Nga ana tjetër, vetë i plagosuri, tashmë jashtë rrezikut për jetën, nuk ësh- të treguar bashkëpunu­es me policinë. Ai ka pohuar se ka qenë një sulm i befasishëm dhe nuk i njeh autorët.

NGJARJA

Instruktor­i Halim Hysa, 32 vjeç, u sulmua pak para mesnate, kur kishte zbritur nga makina e një mikut të tij dhe po hipte në makinën e vet të parkuar pranë Gjykatës Kushtetues­e. Sapo ka zbritur nga makina e shokut dhe është drejtuar për te makina e vet, që e kishte të parkuar aty, e kanë sulmuar 4 persona, njëri prej të cilëve e ka goditur me thikë në brinjë. Pasi ka kuptuar që është plagosur, ai ka arritur të ikë me vrap, duke ndjekur makinën e shokut të vet që po largohej dhe ka ndaluar duke hipur në të. Ka qenë miku i tij, që e ka transpor- tuar drejt Spitalit të Traumës, ku është regjistrua­r si orë mbërritjej­e ora 00: 30. Megjithatë, burimet thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23: 45, por është tentuar të mbahet e fshehtë dhe të mos raportohej në Polici. Por stafi i spitalit ka sinjalizua­r për një të plagosur në sallën e emergjenca­ve, duke telefonuar rreth orës 01: 30. Policia ka sekuestrua­r disa kamera sigurie në zonë, që kanë bërë të mundur zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifiki­min e njërit prej autorëve.

 ??  ?? Halim Hysa, i plagosur dje në Tiranë
Halim Hysa, i plagosur dje në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania