Panorama (Albania)

Dënimi për "vjedhje", Ksera apelon vendimin e Gjykatës

- ar. ba.

TIRANE - Ish- ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, apelon vendimin e Gjykatës së Tiranës së datës 15 shtator 2016 ndaj tij. Ishministr­i u dënua me 1 vit e 8 muaj burg për "vjedhje duke shpërdorua­r detyrën", si edhe iu hoq e drejta e ushtrimit të funksionev­e publike për 5 vjet. I pandehuri Ksera, i cili qëndron i izoluar nga 29 janari 2016, ka depozituar ankim ndaj këtij vendimi, duke këmbëngulu­r në pafajësinë e tij. Ankimi është depozituar nga mbrojtësit e Kserës në Apel pak ditë më parë. Burime pranë Gjykatës konfirmuan se në ankim ish- ministri pretendon se vendimi i Shkallës së Parë është dhënë në zbatim të gabuar të ligjit dhe si i tillë duhet prishur. Ankim për të njëjtin vendim kanë depozituar edhe tre ish- vartësit e Kserës, Artevis Mene, Edla Kozaj dhe Elisabeta Dodbiba, të bashkëpand­ehur në të njëjtin proces gjyqësor. Të tre këta të pandehur e konsideroj­në të gabuar vendimin e Shkallës së Parë. Çështja pritet të hidhet në short, i cili do të përzgjedhë treshen gjykuese të kësaj dosjeje në Apel. Katër ish- zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale u përballën në Gjykatën e Tiranës me akuzat e "vjedhjes duke shpërdorua­r detyrën", si edhe "falsifikim të dokumentev­e". Ata u gjetën përgjegjës nga gjyka- ta në abuzimin e konsumuar gjatë zhvillimit të disa aktivitete­ve fiktive në këtë ministri, për të cilat janë lëvruar gati 30 milionë lekë nga buxheti i ministrisë. Gjykata e Tiranës arsyetonte në vendim se gjashtë aktivitete­t e planifikua­ra për shtresat në nevojë nuk kanë ngjarë aspak sipas planifikim­it, pasi nuk janë zhvilluar fare. Nga ana tjetër, dosjet përshkrues­e të këtyre aktivitete­ve janë mbushur me dokumente fiktive, foto të manipuluar­a, si edhe video që u përkasin aktivitete­ve të tjera. Gjykata ka konstatuar shpenzime të konsiderue­shme për këto aktivitete, për të cilat nuk ka pasur fatura justifikue­se në dosje. Sipas gjykatës, shkelje janë vërejtur që në përzgjedhj­en e fituesve të tenderit 25 milionë lekë për organizimi­n e aktivitete­ve nga një bashkim kompanish, që nuk përmbushni­n kriteret dhe në vijim, gjatë zhvillimit të aktivitete­ve. Tre ish- vartësit e Kserës, të pandehurit Mene, Kozaj dhe Dodbiba, u dënuan me nga 10 muaj burg për akuzën e "falsifikim­it". Për të pandehurit Kozaj dhe Dodbi- ba gjykata vendosi pezullim të dënimit me burg dhe lënien e tyre në liri me kusht për një afat 2- vjeçar.

 ??  ?? Spiro Ksera në Gjykatë
Spiro Ksera në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania