Panorama (Albania)

Dy tatimorë në pranga, kërkuan ryshfet

-

TIRANE - Dy punonjës të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Tiranës janë arrestuar dje nga oficerët e Antikorrup­sionit, pasi u denoncuan publikisht nga pronari i një thertoreje, që u kishte dhënë ryshfet për të mos i vendosur gjobë. Burime zyrtare të Policisë së kryeqyteti­t thanë se, në bashkëpuni­m me Njësinë Task- Forcë të Prokuroris­ë, bazuar në pamjet e transmetua­ra në emisionin investigat­iv "Fiks Fare", u krye ndalimi i dy punonjësve të Tatimeve. Të arrestuari­t janë Albert Cako, 43 vjeç, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve dhe Anxhelo Sida, 29 vjeç, me detyrë specialist në këtë Drejtori. Sipas Policisë, nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20 mijë lekësh të rinj shtetasit R. R., në këmbim të mosvendosj­es së masës administra­tive dhe mbylljes së aktiviteti­t. Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi është bërë shpallja në kërkim e shtetasit S. K. dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasja M. K., për veprën penale "shpërdorim detyre". Por edhe pronari i thertores që denoncoi ryshfetin në televizion, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale të "korrupsion­it aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". "Fiks Fare" i është rikthyer mbrëmjen e së hënës korrupsion­it në administra­tën shtetërore, ku denoncoi me zë dhe figurë një inspektor tatimor, i cili ushtron presion ndaj tregtarëve, me qëllim për të përfituar ryshfet. Gjatë emisionit u denoncua historia e një pronari thertoreje në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë, i cili rrëfeu se inspektorë­t e kontrollit tatimor në kryeqytet e kishin kërcënuar me gjoba të larta, me qëllim që ai të jepte para nën dorë. Sipas tij, inspektorë­t i kishin kërkuar 20 mijë lekë të rinj për ta falur, pra 10 për qind të shumës së gjobës, që ishte 200 mijë lekë të rinj. Ai ka treguar se brenda 3 vitesh, aktiviteti i tij është mbyllur tri herë.

 ??  ?? Momenti i filmimit
Momenti i filmimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania