Panorama (Albania)

Ja çfarë mendojnë Clinton e Trump për zhvillimin, sigurinë dhe orientimin

Dy kandidatët presidenci­alë përplasen për punësimin, taksat, sigurinë, aleancat dhe këndvështr­imet për njëri- tjetrin

- Donald Trump

Hillary Clinton dhe Donald Trump mbajtën debatin e parë televiziv presidenci­al të hënën në mbrëmje në Universite­tin “Hofstra” në Hempstead, Nju Jork. Debati u moderua nga Lester Holt i “NBC News” dhe u mbajt në një kohë kur sondazhet kanë treguar se të dy kandidatët potencialë janë pothuajse barabar me mbështetje­n e votuesve. Debati u sponsorizu­a nga Komisioni mbi Debatet Presidenci­ale, një organizatë jopartiake dhe jofitimpru­rëse. Formati i debatit u krijua nga ky komision dhe të dy fushatat e kandidatëv­e presidenci­alë kanë rënë dakord që t’i përmbushin rregullat. Debati zgjati 90 minuta dhe ishte ndarë në gjashtë segmente, secili nga 15 minuta. Temat kryesore të diskutimit ishin prosperite­ti, orientimi dhe siguria e Amerikës. Për çdo pyetje të moderatori­t, kandidatët kishin dy minuta kohë për t’u përgjigjur deri në segmen- tin e fundit, ku u mbajt edhe një diskutim i hapur. Gjatë debatit, audienca në sallë ka qëndruar në heshtje, por kanë duartrokit­ur herë pas here. I vetmi moment ku audienca ka thyer rregullin për të qëndruar në heshtje dhe kanë qeshur fort, ishte kur Trump tha se pika e tij e fortë është temperamen­ti i tij. Debati i parë u fitua nga Hillary Clinton, e cila ishte dukshëm më e përgatitur se Trump, duke dominuar në pjesën më të madhe të temave. Kandidatët do të përballen edhe dy herë të tjera në debate televizive, deri kur të mbahen zgjedhjet presidenci­ale, më 8 nëntor. Debati i ardhshëm presidenci­al do të jetë më 9 tetor në Washington University në St. Louis dhe i fundit më 19 tetor, në Universite­tin “Nevada” në Las Vegas. Debati i zëvendëspr­esidentëve mbahet më 4 tetor në Universite­tin “Longwood” në Farmville, Virginia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania