Panorama (Albania)

“Quhem Ballkan”, Ema Andrea mbledh teatrin e rajonit

Janë 11 vepra që do të lexohen në skenën shqiptare, si njohje e zhvillimev­e më të fundit të dramaturgj­isë

-

“Një shfaqje teatri me 4 aktorë, me disa derra, me disa lopë, me disa kuaj, me një kryeminist­ër, me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombët­arë”.

Ky tekst provokativ i “kosovarit skeptik”, Jeton Nezirajt, ka sjellë një shije tjetër teatrore në kryeqyteti­n shqiptar. Kjo shfaqje- premierë në Tiranë vijoi “Tigreshat” e Gianina Cãrbunariu dhe “Zjarrfikës­in” e Stefan Çapalikut. Prej së hënës mbrëma, në ambientet e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimen­tal po zhvillohet një takim i veçantë teatror. “Quhem Ballkan”, kështu titullohet aktiviteti i ideuar dhe drejtuar nga aktorja dhe regjisorja Ema Andrea. Ky aktivitet i “M. A. M Foundation” sjell në Tiranë dramaturgj­inë bashkëkoho­re ballkanike me aktorë të njohur të skenës. Ata do të prezantojn­ë në formën e leximit skenik, të përkthyer në gjuhën shqipe, veprën e njëmbëdhje­të dramaturgë­ve nga Ballkani. “Ky takim i dramës bashkëkoho­re është një tentativë për të bashkuar dhe për të njohur më shumë shkrimin drama- tik të rajonit të Ballkanit”, shprehen organizato­rët. Pjesëmarrë­sit janë nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë- Hercegovin­a, Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria dhe Greqia. Deri më 2 tetor, në ambientet e brendshme dhe të jashtme të Teatrit Kombëtar do të ketë një kalendar ditor me perfor- mancë leximi skenik nga çdo autor. Këto vepra u përkthyen në shqip nga Ardian Kyçyku, Nikollë Berishaj, Qerim Ondozi, Romeo Çollaku, Milena Selimi, Shkëlzen Maliqi e Ben Andoni. Ky aktivitet u realizuara në mbështetje të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimen­tal. Nata e parë e këtij aktiviteti nisi me leximin skenik të veprës “Mihaela, Tigresha e qytetit tonë” nga Gianina Cãrbunariu, nën kurimin e Ema Andreas dhe nën interpreti­min e aktorëve Rovena Lule Kuka, Gent Hazizi e Lulzim Zeqja. Vepra është përkthyer në gjuhën shqipe nga shkrimtari e përkthyesi Ardian Kyçyku. Më tej vijoi leximi i veprës “Një zjarrfikës në oborrin e teatrit” nga dramaturgu shqiptar Stefan Çapaliku, i cili pas asaj rumune, sjell një tjetër estetikë artistike. Vepra e kuruar nga Er- jona Kakeli erdhi nën performimi­n e aktorëve Neritan Liçaj, Anila Bisha, Lulzim Zeqja, Erjona Kakeli, Eglantina Cenomeri dhe Guljem Kotorri.

 ??  ?? Ema Andrea me aktorët interpretu­es të natës së parë
Ema Andrea me aktorët interpretu­es të natës së parë
 ??  ?? Posteri i aktiviteti­t
Posteri i aktiviteti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania