Panorama (Albania)

Një shekull dadaizëm, Tirana bën bashkë 16 shtete

-

“Bëhu DADA për 5 ditë– ndiq veprimtari­të dadaEASTda­daDAYS”, është logoja e festivalit të letërsisë dhe performanc­ës që po zhvillohet këto ditë në Tiranë. Janë 16 shtete pjesëmarrë­se, 30 artistë, 89 lexime e të tjera performanc­a që i thërrasin kujtesës, që nga hedhja e bombës ( shashkës) në oborrin e Ambasadës Sovjetike që do të legjitimon­te terrorin komunist në radhë të parë, duke zbehur çdo shpresë lirie, për të bërë një kalim të shkurtër tek ishndërtes­a e Radio Tiranës e pastaj tek ish- Lidhja e Shkrimtarë­ve, apo “Shtëpia e gjetheve”... Përkundër kësaj atmosfere antiartist­ike, Tirana kthehet “Dada”. Kësaj here “Poeteka” ka vendosur t’i japë një tjetër ngjyrim festivalit të përvitshëm poetik. I kushtohet dadaizmit në 100- vjetorin e lindjes së kësaj rryme letrare, që në kohën e vet do të bënte një revolucion në Europë, por që në Shqipëri e pati ekon ca më vonë. Në natën e parë të këtij festivali ishte i ftuar artisti izraelit, Dror Liberman, me performanc­ën “Diçka lëviz midis mustaqeve dhe kapelës”. “DadaEast/ DadaDays” synon të prezantojë një koncept të bashkuar të një Europe, e cila në perspektiv­ë artistike shfaqet pa kufizime dhe pa kufij kulturorë, ku të gjitha vendet kontribuoj­në bashkë. Manifestim­i i Dadaizmit, rrymë letrare e artistike që mbush 100- vjetorin, sipas drejtorit të Festivalit, Arjan Leka, vjen me një synim të caktuar në terrenin e munguar të letërsisë shqipe. Performanc­at e artistëve kanë rikthyer në kujtesën e publikut poez- itë dhe poetët që shpërthyen në një mënyrë të veçantë një shekull më parë kundër formave tradiciona­le të letërsisë. Të ftuar përgjatë gjithë ditëve të organizimi­t të këtij festivali janë artistë nga Austria, BosnjëHerc­egovina, Gjermania, Franca, Rumania, Zvicra, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia, Kosova, Italia, Greqia, si Jani Oswald, Ervina Halili, Zvonko Karanoviæ, Demosteni Agrafiotis, Željko Barišiæ, Franko Bušiæ, Zunaza Fingerpërk­thyese nga gjuha shqipe edhe gjuhët sllave në gjermanish­t, Patrick Dubost autor i tridhjetë librave dhe dy albumeve, Dorian Steinhoff, performues i poezisë slam, libri i të cilit “Drita e flakës në fytyrat tona” do të vijë në shqip në ditët e festivalit nën logon e botime “Poeteka” përkthyer nga Sokol Mici.

 ??  ?? Nga festivali i poezisë kushtuar dadaizmit
Nga festivali i poezisë kushtuar dadaizmit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania