Panorama (Albania)

Ema Ndoja: Kisha mall për skenën, frika nuk më ndal

“Frika s’më ka penguar për të bërë atë që kam dashur. Në 25 vjet nuk kanë ndryshuar shumë gjëra”

-

“Frika nuk më ka ndalur asnjëherë të bëj atë që dua”. Kështu shprehet aktorja Ema Ndoja, e cila ngjitet në skenën e teatrit pas 25 vjetësh shkëputjej­e nga aktrimi.

Ndërsa jeton prej vitesh në Gjermani, ku bën jetën e saj të qetë, në një “marrëdhëni­e pasive”, siç thotë ajo, me teatrin, Ndoja ka vendosur të kujtojë kohët e vjetra. I është kthyer për pak aktrimit. Qendra Kulturore Tirana ( Teatri Metropol) nis sezonin e dytë artistik me veprën “Nata arabe”. Një dramë e shkruar nga Roland Schimmelpf­ennig, bazuar në “Përrallat e njëmijë e një netëve” me regji të Stefan Çapalikut. Është pikërisht kjo vepër, së cilës Ema Ndoja nuk mundi t’i thotë dot jo. Ajo luan rolin e Franciska Dehke, një gruaje të lodhur, që sapo kthehet nga puna, bie në gjumë të thellë... “Janë pesë monologë personazhe­sh, që kryqëzohen me një stil arabik. Janë personazhe në udhëkryq, janë enigmatikë”, midis ëndrrës dhe realitetit, midis fizikes dhe mendimit, shprehet aktorja në lidhje me veprën, që e riktheu edhe një herë në profesioni­n e dikurshëm. “Ishte dëshira për të prekur teatrin, ishte një mall, një dëshirë”, thotë Ema Ndoja, e cila nuk flet shumë dhe preferon që të flasë në skenë. Periudha e vajtje- ardhjeve drejt Tiranës për të punuar për “Netët arabe” i ka shërbyer që të rizbulojë realitetin artistik, teatror në Tiranë. Nuk e fsheh se një lloj frike e kishte të përballej me skenën dhe publikun, por kjo nuk e stepi. “Frika s’më ka penguar për të bërë atë që kam dashur. Sigurisht që një lloj frike e kisha, por kolegët më kanë ndihmuar. Pas 25 vjetësh nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, janë po ata njerëz...”, thotë Ndoja, teksa shton se kjo atmosferë i përshtatet realitetit kaotik shqiptar. Pasi të shfaqet në “Natën arabe”, ku një lloj Sheherezad­eje do të jetë edhe ajo, Ema Ndoja thotë se pas kësaj do t’i kthehet përditshmë­risë së saj.

“NATA ARABE” Shfaqja flet për jetën e pesë banorëve të vetmuar të një grataçiele, të cilët rrëfejnë jetët e tyre. Paralelish­t me çfarë ata tregojnë në lidhje me përvojat e tyre gjatë një nate të nxehtë vere, në kokën e dëgjuesit vijnë e formohen pikëpamje dhe asociacion­e të mjaftueshm­e për të vizatuar një panoramë të përgjithsh­me, si të ishte me fijet e një qilimi. Sipas regjisorit Stefan Çapaliku, ajo çka i lidh është arratia mendore. Në pamundësi të arratisë fizike, ata përpiqen ta zhvendosin veten e tyre mendërisht diku tjetër. “Askush më mirë se shqiptarët nuk e kupton dëshirën për të ikur”, thotë Çapaliku. Kjo vepër vjen si një bashkëpuni­m ndërmjet Teatrit të Metropolit dhe Institutit “Gëte”, vepër e përzgjedhu­r nga aplikimet për projekte të shpallura gjatë muajit prill.

“Dramaturgj­ia gjermane është më avangardej­a në botë. Është një vepër pa dialog, ku pesë monologë lidhen për të formuar një histori. Autori ka sjellë një bashkim të dy miteve arabe, përrallës legjendare të “Një mijë e një netëve” dhe legjendave urbane, në metropolet e mëdha, sot. Publiku duhet të vijë me mendje të hapur, pa paragjykim­e, pasi është një vepër, për të cilat nuk ka referenca të mëparshme”, shprehet regjisori Stefan Çapaliku, duke e konsiderua­r ngjitjen në skenë të kësaj vepre një sfidë më vete

“Nata arabe” është shfaqur për herë të parë në vitin 2001 dhe nga teksti i Roland Schimmelpf­ennig buron tensioni dhe thuren historitë, që nga fillesat e thjeshta deri te strukturat më komplekse të narracioni­t. Për aktorin Naun Shundi, “Nata arabe” është një vepër shumë inteligjen­te dhe njëkohësis­ht shumë e vështirë. Një vepër me një este- tikë tjetër, që ai vetë nuk e kishte ndeshur më herët.

“Autori, i cili ka punuar në Stamboll për një kohë si gazetar, pason këtu me përshkrimi­n e të nxehtit shtypës të Orientit, që e bën çdo lëvizje një përpjekje titanike dhe që drejton shpirtin në thellësitë e ndjenjave të padeshifru­eshme. Frika dhe dëshira nuk janë më pa fjalë në tekstin e tij. Ata duket se vijnë nga përrallat e “Një mijë e një netëve”, larë në djersë, fill pas gjumi. Ëndrra është e gjatë dhe shqisat janë kapur në fyt prej përvojash dhe ankthesh”, shpjegon regjisori Stefan Çapaliku. Sipas tij, nga pikëpamja e teknikës dramaturgj­ike, e veçanta e këtij teksti është mungesa e dialogëve dhe ndërthurja e pesë monologëve, në një “gërshet” të gjatë, të bukur e të pambarimtë.

“Çdo gjë nis e nuk mbaron në një muzg vere, që është finalja e trishtë e ditës më të nxehtë të vitit, diku në një pallat shumëkatës­h, në periferinë e një qyteti të madh apo në periferinë e vëmendjes sonë qytetare. Prozaizmi i një situate të stërpërsër­itur të paspunës ka për mbarim poezinë metafizike të përrallave arabe dhe shtegtimin drejt të panjohurës njerëzore.

Shfaqja do të aktualizoj­ë këtë tekst në linjat e realitetit tonë suburban me anën e një procesi artistik të teatrit alternativ”, thotë ai.

 ??  ?? Gjatë konferencë­s për shtyp në Teatrin e Metropolit
Gjatë konferencë­s për shtyp në Teatrin e Metropolit
 ??  ?? Ema Ndoja dhe Naun Shundi, gjatë konferencë­s për shtyp për veprën “Nata arabe”
Ema Ndoja dhe Naun Shundi, gjatë konferencë­s për shtyp për veprën “Nata arabe”
 ??  ?? Ema Ndoja gjatë provave për shfaqjen “Nata arabe”
Ema Ndoja gjatë provave për shfaqjen “Nata arabe”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania