Panorama (Albania)

Reali ngec në Dortmund, Juve shpërthen në Zagreb

Leiçester s'di të ndalet, Totenhem fiton në Moskë

-

Pak surpriza në mbrëmjen e parë të ndeshjeve të dyta të Ligës së Kampionëve.

Reali ia ka dalë që të kalojë e para në avantazh përballë Dortmundit në dy raste me anë të Ronaldos dhe Varane, por vendësit kanë barazuar dhe kanë marrë një pikë përballë publikut të tyre. Një autogol i Varane në fraksionin e parë ka barazuar golin që Ronaldo shënon pas një asisti të Bejl me thembër në të parën. Pavarësish­t kundërsulm­eve të vendësve, madrilenët kanë gjithçka nën kontroll. Në të 68- n, Varane devijon në momentin e duhur një top brenda zonës për të kaluar sërish në avantazh spanjollët, por 3 minuta nga përfundimi ndeshjes Shyrle ia del që të vendosë baraspeshë­n. Mbaron gjithçka 2- 2, në një ndeshje që i shkon për shtat ritmit të këtij kompeticio­ni. Për të mos u harruar një prekje me dorë e Kristiano Ronaldos, që është diskutuar shumë në mediat ndërkombët­are, për sa kohë arbitri i ndeshjes u mundua ta justifikon­te si një dorë në pozicion të portugezit, ndërkohë që ai i kishte të dyja duart të hapura në kërcim.

POKER I JUVENTUSIT

Bardhezinj­të kanë bërë autokritik­ë. Barazimi me Sevijan, humbja me Interin dhe fitorja "e vuajtur" në Serinë A është shpaguar me katër gola përballë Dinamos së Zagrebit në shtëpinë e kësaj të fundit. Pjaniç e Higuain mbyllin të parën në avantazh të dyfishtë, ndërko- hë që Dibala trefishon në minutën e 57- të. Është një autogol i Semper në minutën e 85- të që i jep fund gjithçka në Kroaci. Totenhem ka fituar minimalish­t në transfertë me CSKA- në e Moskës, ku goli i Son Hjung Min ka mjaftuar për tri pikë. E njëjta fi- tore për Leiçester, por në shtëpi përballë Portos, falë golit të Slimanit në fraksionin e parë. Barazim 1- 1 në sfidën mes Monakos dhe Bajer Leverkusen­it, ndërkohë që Sevija ka mundur minimalish­t Lionin dhe Sportingu ka fituar 2- 0 përballë Legias.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania