Panorama (Albania)

Importi i plehrave, Shalsi shpërthen kundër Blushit: Kukuvajkë, hipokrit dhe pseudopatr­iot i pacipë!

INTERVISTA/ DEPUTETI I PS SHPJEGON INICIATIVE­N PER LIGJIN. AKIP LETER NISHANIT: MOS E DEKRETO

- ARISTIR LUMEZI

Kryetari i Komisionit të Veprimtari­së Prodhuese, Eduard Shalsi, u përgjigjet akuzave të Ben Blushit për ligjin e mbetjeve të ricikluesh­me. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Shalsi e përfshin Blushin në grupin e personave që përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatr­iotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka në kritikat ndaj importit të mbetjeve. Ai shpjegon arsyet pse u hartua ligji i ri dhe ku ndryshon ai nga ligji i 2013.

Menjëherë pas miratimit të ligjit për importin e mbetjeve ka një debat në lidhje me rrezikun e ardhjes së mbetjeve të rrezikshme në vend. Ku ndryshon ligji aktual nga ai i 2013s, i cili u shfuqizua nga Kryeminist­ri Rama ditën e parë në detyrë?

Po ju shpjegoj pak kontekstin si erdhëm deri te propozimi. Që prej një viti kemi marrë një shqetësim nga industria e riciklimit, ku një pjesë e saj duhet të vendoste nëse duhet të vijonte në Shqipëri aktiviteti­n e saj apo ta transferon­te atë jashtë vendit. Kjo për shkak se e kishte të pamundur të vijonte të mbahej në këmbë në Shqipëri. Kishim bërë disa debate brenda nesh në Grupin Parlamenta­r të PS-së, dhe filluam të kemi kontakte me ekspertë, me specialist­ë në universite­te të ndryshme, vizituam fabrikat e riciklimit dhe, në fakt, situata ishte që ato nuk mund të rezistonin më. Pesë prej tyre po përgatites­hin të shkonin në Serbi, Kosovë e në Maqedoni. Duke parë se çfarë kishte ndryshuar nga 2013 deri në 2016, bashkë me disa kolegë morëm përsipër që të ndërmerrni­m këtë iniciativë. Në vitin 2013 kishim një situatë krejtësish­t kaotike, të paqartë nga pikëpamja e legjislaci­onit, institucio­nale, territoria­le dhe nga pikëpamja e mungesës së një modeli qoftë edhe të vetëm, se si do t’i trajtojmë apo menaxhojmë mbetjet. Në 2013 nuk kishim asnjë bazë të dhënash mbi vendet e depozitimi­t të mbetjeve, sasitë, llojet, largësinë nga qendrat e banimit, nga rrjedhjet e ujërave etj., etj. Në këtë kontekst, po të kthejmë kokën mbrapsht, të njëjtin vendim do të kishim marrë, sepse të tilla ishin rrethanat. Në atë situatë kaosi pa ide, vizion, politika dhe pa asnjë model duhej stopuar çdo gjë. Dhe ndaj edhe sot e konsideroj vendim të drejtë. Sot çfarë ka ndryshuar? Sot kemi një reformë territoria­le, e cila ka krijuar 61 bashki të cilat kanë më shumë mundësi dhe hapësira në territor për politika në menaxhimin e mbetjeve. Sot kemi një bazë të plotë informacio­ni që gjendet në faqen e Ministrisë së Zhvillimit Urban me të gjitha të dhënat e vendhedhje­ve të mbetjeve urbane. Mbi bazën e kësaj harte është e mundshme bërja e studimeve dhe masterplan­eve për menaxhimin e mbetjeve. Kemi një inspektora­t që nuk e kishim më parë, me një laborator që nuk e kishim fare. Sot kemi disa modele, siç është Elbasani, që ka një landfill dhe një incenerato­r, po ashtu po përgatitet edhe ai i Fierit. Kemi landfillin e Maliqit. Shumë shpejt fillon projekti në Bashkinë e Tiranës. Dhe janë përgatitur kushtet për një masterplan kombëtar. Pra kemi një vizion të qartë, ndarje territoria­le të përshtatsh­me, kuadër ligjor që po plotësohet, institucio­ne që po forcohen, modele që po prezantohe­n

Përse nuk përpunohen mbetjet e brendshme fillimisht dhe pasi ato të jenë të pamjaftues­hme, të shihet mundësia e importit të tyre? Mund të bëhet Shqipëria më e pastër nëse riciklojmë mbetjet e importuara?

Sigurisht që ky është prioriteti ynë. Dhe këtu po përqendroh­emi. Te mbetjet vendëse. Por për momentin po i japim pak “ushqim” nga jashtë industrisë duke filluar aplikimin e modeleve që do të bëjnë të mundur furnizimin me mbetje vendëse. Nuk bëhet fjalë për plehra, por për mbetje të ricik- lueshme që jashtë kuotohen, pra blihen me një çmim pse jo burse.

Çfarë ka ndryshuar në ligj në krahasim me atë që miratoi qeveria Berisha në 2013?

Po të shikoni propozimin tim të datës 30 qershor dhe variantin e miratuar në Parlament ka ndryshime. U vendos me shumë insistim që të përcaktohe­j qartë fjala incenerim, pra ndalohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme për qëllime ruajtjeje, depozitimi apo incenerimi ( djegie). Pse u bë ky përcaktim? Për shkak të kontratës së 2004- s. Një element që e kemi shtuar dhe nuk ka qenë është detyrimi i importit të mbetjeve vetëm nga ato subjekte që kanë linja përpunimi të mbetjeve të ricikluesh­me. Tjetër shqetësim i ardhur nga personat e ndjeshëm për mjedisin, por të arsyeshëm, ishte ai i kapacitete­ve menaxhuese në dogana. Prandaj ne vendosëm kalimin e importit të mbetjeve deri në tri pika, por mund të mbetet vetëm Durrësi. Në pranuam edhe propozimin që shoqëria civile të monitorojë këtë import që në doganë. Për të qenë parandalue­s ndaj shkelësve të ligjit ne, përveç rritjes së gjobave, do të propozojmë ashpërsimi­n e Kodit Penal për abuzuesit me mjedisin.

Pas anulimit të ligjit për importin e mbetjeve, i cili ishte një nga premtimet e fushatës që edhe u konkretizu­a menjëherë pas ardhjes në pushtet, sot miratojmë një ligj për importin e tyre, ka vend për një ndjesë publike?

Nga momenti i propozimit, unë i kam ndarë në dy blloqe të gjithë ata që po shprehen në lidhje me ligjin: blloku i parë përbëhet nga kritizerë seriozë, dyshues të arsyeshëm dhe nga specialist­ë me reputacion. Ndërsa blloku tjetër përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatr­iotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka. Më këta të dytët nuk kam ndërmend të merrem. Me të parët i kemi dhënë të gjitha shpjegimet se çfarë ka ndryshuar nga 2013- a. Nëse ne do ishim në të njëjtat kushte me 2013- n, nuk do ta ndërmerrni­m këtë nismë.

Kreu i opozitës u shpreh dje se ligji që PD propozoi në 2013 ka qenë i gabuar, duke bërë një mea culpa...

Nuk është një mea culpa, por një taktikë e pështirë për të fituar popullarit­et. Ndërkohë që e morën një leksion në 2013, e morën një tjetër në 2015 dhe në 2016 dhe s’po e kuptojnë dot se me shqiptarët s’mund të tallesh dhe të bësh politikë me plehrat.

Kolegu juaj, Ben Blushi, e ka cilësuar si kriminal këtë ligj, pasi mbron interesin e biznesit dhe aspak për pasojat që ky përpunim i mbetjeve do të sjellë në shëndetin e qytetarëve. Është parë edhe ky aspekt në ligj?

Në rastin më të mirë është i painformua­r dhe komplet i paditur, dhe në rastin më të keq, që është më i mundshmi, po përpiqet më kot të fitojë kapital politik duke u ekzaltuar me temën e plehrave. Është te blloku i dytë i individëve, që përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatr­iotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka.

Pas debatit në Kuvend pati një lëvizje të qytetarëve, të cilët shkruan emrat e deputetëve të PS- së në kazanët e plehrave. Keni një koment për këtë?

Ata që e iniciuan, ranë vetë në kazanët e plehrave. Përpjekja për të mbjellë panik në mendjet e njerëzve për një çështje, sensibilit­eti i së cilës është shumë i lartë, është e destinuar të dështojë. Dhe pasi kalon dallga e histerisë, mendjet kthjellohe­n dhe kuptohet se për çfarë bëhet realisht fjalë, mjafton të vini re se çfarë njerëzish po shfaqen në banaqet e televizion­eve, ndërkohë që njohësit e fushës dhe inxhinierë­t e mjedisit janë shprehur dhe po shprehen gjithnjë e më qartë. Ne po krijojmë dhe do të shumëfisho­jmë mundësinë që industria e riciklimit të fillojë të përpunojë mbetjet e brendshme.

Nuk është një mea culpa e Bashës, por një taktikë e pështirë për të fituar popullarit­et. Ndërkohë që e morën një leksion në 2013, e morën një tjetër në 2015 dhe në 2016 dhe s’po e kuptojnë dot se me shqiptarët s’mund të tallesh dhe të bësh politikë me plehrat. Ata që e iniciuan, ranë vetë në kazanët e plehrave. Përpjekja për të mbjellë panik në mendjet e njerëzve për një çështje, sensibilit­eti i së cilës është shumë i lartë, është e destinuar të dështojë

 ??  ?? EDUARD SHALSI DHE BEN BLUSHI NE PARLAMENT
EDUARD SHALSI DHE BEN BLUSHI NE PARLAMENT
 ??  ?? EDUARD SHALSI
EDUARD SHALSI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania