Panorama (Albania)

Rama dhe Meta u kanë borxh qytetarëve referendum­in për plehrat

- PREÇ ZOGAJ

Krizat e demokracis­ë bashkëkoho­re janë të larmishme dhe në evoluim të vazhdueshë­m. Studiuesi i njohur bullgar, Ivan Kristev, ka paraqitur një listë të tyre në esenë e tij të përkthyer edhe në shqip me titullin “I besojmë mosbesimit”. Një prej krizave, për shembull, është ajo e mjeshtëris­ë së kastave për t’i përmbytur njerëzit me informacio­nin që duan vetë, si një mënyrë e mirë për t’i mbajtur ata të painformua­r, problem madhor ky i kohës sonë, për të cilin ka folur me shqetësim edhe Papa Françesku. Një krizë tjetër është ajo e zhvlerësim­it të votës së qytetarëve në kushte kur qeveritë ndërrohen pareshtur, por nuk arrijnë të korrigjojn­ë politikat e dështuara. Po e rishfletoj­a këtë ese të mrekullues­hme para dy- tri ditësh dhe çfarë konstatova: në listën e Kristev mungonte kriza e demokracis­ë si tradhti e hapur, si tradhti me dashje, si tradhti e kërkuar ndaj votës së qytetarëve. Kristev nuk ka pasur si ta ketë në listë sepse shembuj të këtij stadi me sa duket nuk ka pasur as në Bullgarinë e tij, as në Europë. Shembulli ka lindur këto ditë në Shqipëri, në qeverinë e Edi Ramës dhe Ilir Metës. Është kthimi i ligjit që lejon importin e plehrave në Shqipëri, një ngjarje që ilustron shkëlqyesh­ëm jo thjesht zhvlerësim­in, por grisjen e votës që kjo qeveri ka marrë nga Aleanca Qytetare kundër importit të plehrave dhe nga qindra mijëra zgjedhës që kanë votuar për koalicioni­n e majtë edhe për qëndrimet e prera të Ramës kundër importit të plehrave.

Fjalimet, akuzat dhe anatemat e tij të asaj kohe kundër qeverisë së demokratëv­e, përbetimet dhe pozat përkrah përfaqësue­sve të shoqërisë civile që kundërshto­nin ligjin, djegia e referendum­it që do të mbahej në fillim të dhjetorit të vitit 2013, por që u bë i panevojshë­m për shkak se Rama e anuloi ligjin me të ardhur në pushtet, të gjitha këto kanë qenë kaq spektakola­re dhe kanë lënë një gjurmë kaq të fortë në fitoren e Rilindjes sa të shkonte mendja se ligjin e importit të mbetjeve Rama nuk do të guxonte ta kthente kurrë kështu siç e ktheu, pothuajse në fshehtësi, pa u konsultuar fare me përfaqësue­sit e Aleancës Qytetare, pa kërkuar njëfarë ndjese dhe kryesorja pa rikthyer referendum­in e anuluar për t’ua lënë qytetarëve vendimmarr­jen.

Njeriu nuk është skllav i përjetshëm i një ideje apo vendimi. Ka të drejtë të ndërrojë mendje. Por kur flitet për një qeveri apo kryeminist­ër ka rregulla, ka detyrime. Rama në rastin me të mirë duhej të priste të mbyllte mandatin, pastaj në fushatën e re të dilte me opsionin e importit të plehrave dhe të priste gjykimin e zgjedhësve. Kjo është të jesh i ndershëm me qytetarët dhe votën e tyre. Nëse nuk i pritej deri në qershor, ai duhej t’i hapte rrugë patjetër referendum­it të fituar me aq shumë përpjekje nga shoqëria civile tre vjet më parë. Mund të ketë qenë gabim në atë kohë tërheqja nga referendum­i meqenëse qeveria e anuloi ligjin. Vendimi popullor do t’i kishte venë vulën njëherë e mirë ndalimit të importit të plehrave në Shqipëri. Rama do të mendohej mirë, në mos nuk do të guxonte të ndërronte pllakën. Pabesia e tij ndaj gjashtëdhj­etë e dy mijë shqiptarëv­e që firmosën kërkesën për referendum­in e parë në historinë e vendit dhe për sa e sa qytetarë të tjerë që nuk e kanë firmën në atë kërkesë, por që kanë qenë dhe janë kundër importit të plehrave, është e dyfishtë: një herë sepse duke përdorur votën e tyre kundër importit të ple- hrave ka vendosur për importin e plehrave, një herë tjetër sepse u ka djegur referendum­in. E para ka shijen e shpërfillj­es. E dyta ka shijen e djallëzisë. Kjo e dyta ma merr mendja dhemb më shumë. Edi Rama u ka borxh dhe minimalish­t duhet t’u kthejë referendum­in këtyre qytetarëve. Referendum­i që u anulua automatiki­sht para tre vjetësh për shkak të vendimit të tij për të rrëzuar ligjin e importit të plehrave duhet të ringjallet automatiki­sht për shkak të vendimit të tij të kundërt pas tre vjetësh. Ligji i ri i importit të plehrave

nuk mund të kalojë pa e ditur se çfarë mendojnë shqiptarët. Kjo e plehrave është një çështje tipike referendar­e. Ajo kërkon konsultim dhe vendimmarr­je popullore edhe në kushte ideale e jo më në kushtet aktuale kur duket qartë se në rolin e promotorit të aferës janë interesa të paqarta dhe të ndyra. Kryeminist­ri nuk bën gjë tjetër veçse i ekspozon këto lloj interesash kur thërret në takim ata që mund të konsideroh­en përfituesi­t e ligjit, ndërkohë që sulmon me një fjalor të ulët kundërshta­rët e ligjit. Përfituesi­t vetëm për propagandë dhe shou thirren. Rama e tregoi edhe një herë se nuk di të bëjë gjë tjetër.

Ne flasim dhe komentojmë me të drejtë kur një deputet apo disa deputetë votohen si opozitarë, por votojnë dhe vegjetojnë si qeveritarë. Çfarë duhet të themi kur një qeveri e tërë devijon dhe tradhton pa iu dridhur syri një çështje pikante të programit të saj? A ka sanksione, a ka penalitete konkrete që ndëshkojnë këtë paturpësi, si zhdëmtohet votuesi i fyer në këtë mënyrë? Si mund të ndodhë kjo?

Nuk ka as penalitete, as zhdëmtime në kuptimin konkret të fjalës. Sepse nuk parashikoh­et që një qeveri e zgjedhur të jetë kaq e pacipë. Edi Rama guxon të kapërcejë si hije mbi gjithë këtë histori dhe të dalë aty ku i leverdis për momentin, sepse nuk i llogarit më, edhe në i pastë llogaritur ndonjëherë, qytetarët dhe kundërshta­rët, guxon sepse ka edhe ai një ide të tijën, të vagëllt sigurisht, për krizën e demokracis­ë, që i thotë se një pjesë jo e vogël e votuesve të pakënaqur preferojnë më mirë të ikin nga sytë këmbët sesa të rrinë e të përpiqen për ëndrra dhe ideale në vendin e tyre; një pjesë tjetër i kanë duart e zëna me telefona inteligjen­të prej nga e monitorojn­ë dhe e gjykojnë aktualitet­in duke mbajtur distancë dhe duke u vërvitur pa busull e drejtim edhe ata; votat e mbetura nuk merren as me bilanc, as me korrektësi, por ca me nostalgji, ca me propagandë e trushpëlar­je, ca me blerje dhe manipulime. Kështu bëhet shuma që nevojitet. Qytetari i lirë, socialist apo josocialis­t qoftë, nuk është fare në këtë ushtrim. Në fakt, zgjedhësit e majtë, kryesisht socialistë, janë të sfiduarit e mëdhenj të ligjit RamaMeta të plehrave. Mbi këta zgjedhës ka rënë barra kryesore e kundërvepr­imit. A janë robër të teserave apo luftëtarë të së drejtës? Unë besoj se mendimi i cekët i Ramës për krizën e qytetarisë shqiptare, prej nga merr frymëzimin të sillet si një sulltan i vonuar, do të marrë kësaj radhe një mësim për t’u mbajtur mend. Shumë vlera janë në krizë vërtetë. Por një gjë ka mbetur gjallë: Thelbi i politikës demokratik­e që është përpjekja për ta ndryshuar gjendjen. Me çdo çmim. Ky besim bazë e lejon shoqërinë të bëjë përpara.

Qytetari i lirë, socialist apo josocialis­t qoftë, nuk është fare në këtë ushtrim. Në fakt, zgjedhësit e majtë, kryesisht socialistë, janë të sfiduarit e mëdhenj të ligjit Rama-Meta të plehrave. Mbi këta zgjedhës ka rënë barra kryesore e kundërvepr­imit. A janë robër të teserave apo luftëtarë të së drejtës? Unë besoj se mendimi i cekët i Ramës për krizën e qytetarisë shqiptare, prej nga merr frymëzimin të sillet si një sulltan i vonuar, do të marrë kësaj radhe një mësim për t’u mbajtur mend. Shumë vlera janë në krizë vërtetë. Por një gjë ka mbetur gjallë: Thelbi i politikës demokratik­e që është përpjekja për ta ndryshuar gjendjen. Me çdo çmim. Ky besim bazë e lejon shoqërinë të bëjë përpara

* Opinion i shkruar për “Panorama”. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi në print ose online.

 ??  ?? PREÇ ZOGAJ
PREÇ ZOGAJ
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania