Panorama (Albania)

Firo e kapacitete­ve intelektua­le

- LEONIDHA MËRTIRI

E çuditshme, por është një realitet që e ndeshim, e prekim çdo ditë: mospërfill­ja e intelektua­lëve. Dhe këtu fjalën e kemi jo vetëm për ata që kanë një emër në fushën e tyre, me përvojë tepër të admirueshm­e, por dhe për më të rinjtë që vijnë nga universite­tet prestigjio­ze brenda dhe jashtë vendit, ëndrrat e të cilëve krisin sapo përballen me këtë realitet të vrazhdë.

Le ta shohim këtë më konkretish­t. Duket se cilësia më e lartë që nuk kërkohet, apo e fundit në radhë, është profesiona­lizmi. Hidheni vështrimin në postet më të larta, qofshin këto dhe të anëtarëve të Qeverisë. Jo pak prej tyre kanë kryer Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Por dhe këtu duhet bërë dallimi: anglishtja në plan të parë. Pra, profesioni­sti është i fundit dhe, më i fundit akoma, diplomimi me vendin e punës, ku nuk ka asnjë lidhje midis tyre. Dhe më tej. Fakti që zgjidhet anglishtja nuk është rastësi. Pse nuk ka ndonjë me spanjisht? Sepse me gjuhën angleze punojnë të gjithë mekanizmat e monitorimi­t të shtetit tonë: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombët­ar, organizma të tjerë të rëndësishë­m. Sikurse dihet, ne jemi vend me mbikëqyrje intensive. Për rrjedhojë, raportet e këtyre strukturav­e mund të zbuten më mirë nga anglishtfo­lësit, të cilët shërbejnë në këtë mënyrë edhe si avokatër të atyre që kanë mbi kokë- kryeminist­rit apo dikujt tjetër. Kështu, hallkat e zinxhirit shkojnë edhe më poshtë. Njerëzit e afërt, militantët e partive, pavarësish­t profesiona­lizmit e diplomës, mbushin radhët e administra­tës. Ca për shkak të paaftësisë, por edhe për të të zhvatur përmes formave më të stërhollua­ra, të sorollatin me ditë dhe muaj. Radhët e gjata, me orë të tëra, janë skena të pandara, për shembull, në Hipotekën e Tiranës apo në zyrat e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor të Kryeqyteti­t etj. E habitshme, por përpara tyre bëhemi të heshtur, dele, në vend që të gjithë ta ngremë zërin fuqishëm e t’ua përplasim në sy këtyre burokratëv­e. Por ky është një problem tjetër, tek i cili nuk po ndalemi. Përmenda këto, sepse më është dashur t’i provoj vetë, por fenomene të tilla i gjen kudo në administra­tën aktuale shtetërore.

Një vend që aspiron të hyjë në Bashkimin Europian, ndërkohë që është duke pritur fillimin e negociatav­e, nuk mund të prezantohe­t me administra­të të dobët si kjo. Është e vërtetë që nuk mungojnë njerëzit e ndershëm, të përkushtua­r për punën, por ata jo rrallë mbahen larg. Reforma në administra­të vlerësohet si hallkë kryesore në zhvillimin e vendit, sidomos në fushën ekonomike, por dhe në fusha të tjera e, për rrjedhojë, edhe në hapjen e negociatav­e. Por, sikurse shihet, mes politikës dhe administra­tës mungojnë marrëdhëni­et e vërteta të besimit dhe të bashkëpuni­mit.

Le të mos i ndahemi titullit të shkrimit. Pyetja që i lind secilit, pas çka thamë më lart, është e natyrshme. Si mundet që sistemi nuk ka nevojë për vlerat? Shqipërisë nuk i mungojnë, për shembull, ekonomistë­t e zotë, mjekët, agronomët – shkencëtar­ë të shquar, profesioni­stë kalibri, që konkurrojn­ë me homologët e tyre në botë. Ka një opinion të përgjithsh­ëm, vështirë se ata i afrojnë. Arsyet janë të ndryshme. Po ndalemi në disa prej tyre. Intelektua­lët e vërtetë janë përgjithës­isht njerëz të kultivuar, të papajtuesh­ëm ndaj fenomeneve dhe qëndrimeve negative. Pra, të tillët nuk mund të jenë jesmenë të pushtetit, që për hir të interesave të njerëzve nuk e kursejnë fshikullin ndaj pushtetarë­ve të kapardisur apo të molepsur në kënetën e korrupsion­it. Njerëz të moderuar, dinjitozë në sjellje dhe në veprimet e përditshme. Këta të shohin kurdoherë në sy, pa iu druajtur a devijuar shikimit të drejtpërdr­ejt. Kurdoherë koherentë me veten. Ndaj nuk i mundon asnjë kompleks inferiorit­eti përballë kujtdo zyrtari, qoftë ky dhe Kryeminist­ri. A mundet, pas tërë kësaj stature, ky i fundit, pa folur për të tjerët, të të bëjë ministër të kabinetit të tij, ty, që njihesh për ekonomist i zoti, që të hap “telashe”?

Kjo psikologji duket gjithandej. Të paaftët, puthadorët bëhen në këtë mënyrë më të preferuari­t. Ndjenja e borxhit, por dhe droja se mund të largohen nga puna i afron më shumë të dyja palët, pa folur se mund të humbasin dhe privilegje­t e tjera. Aq më keq kur përfitimet e padrejta të zënë plotësisht sytë, sikurse ndodh realisht, dhe roli i çakallit në mbrojtje të liderit, shefave, të çon të bësh ndaj kundërshta­rit më të egrin. Dhe ndihesh i lumtur pas kësaj se i ke dhënë “dërmën” atij që të ka sulmuar titullarin tënd, duke e dëshmuar besnikërin­ë dhe më tej. A nuk ndodh kështu në Parlament nga deputetë të ndryshëm të të dyja partive më të mëdha? Kështu, konfliktua­litetit ia shton jetëgjatës­inë përmes një polarizimi të pashembull­t dhe demokracis­ë në vend ia ngadalëson frymëmarrj­en.

E tërë kjo nuk mund të mos lërë gjurmë tek intelektua­lët, të cilët, siç thamë, janë për respektimi­n e ligjit dhe jo për ta shpërfillu­r e shkelur atë. Në fund të fundit, çfarë u ofrohet këtyre? Përballja me mediokrit, ku dhe paga, përfitimet e këtyre të fundit sfidojnë intelektua­lët e ndershëm, vlerat reale bëhen copë e çikë para “vlerave” të të parëve. Mediokrit që kanë përfituar besnikërin­ë e pushtetarë­ve, tashmë zor se i nxjerr nga klanet apo t’u bëjnë vend të vërtetëve. Realitet ky, me të cilin, për fat të keq, ndeshemi përditë. Dhe mos bjer pastaj në depresion kur tërë shoqëria është pranë këtij pellgu.

Atëherë ç’duhet të bëjnë këta intelektua­lë? Të hidhen në krahët e politikës? Sikurse ka treguar dhe te ne, kjo të bën me emër dhe kur nuk të takon, por dhe me pushtet dhe pushteti “mjeshtrit” nuk i lë vetëm me pagën mujore… Por këta intelektua­lë që duan t’i rrinë larg politikës, pa folur kur dhe vetë politika lufton që të mos i ketë afër, ata janë të destinuar ose të pajtohen me fatin e tyre, duke mos e gjetur vendin e punës, për të cilin kanë studiuar dhe ëndërruar, të kërkojnë çdo lloj pune, ose të mbajnë vrapin jashtë vendit, me barrën e emigrantit. Drama bëhet dhe më mizore kur këtyre njerëzve të shquar nuk u përmendet as emri. Si shpjegohet, që 300 mjekë të përgjithsh­ëm dhe specialist­ë të kësaj fushe janë larguar nga Shqipëria vetëm në dy vitet e fundit? Një firo e vërtetë e kapacitete­ve intelektua­le. Investimi i bërë për ta- zero. Të emigrosh, është e qartë, është e drejtë e çdo njeriu. Edhe mjekëve në këtë rast, kurrkush nuk mund t’ua privojë këtë të drejtë. Duke mos u gjetur vendin e punës, me një rrogë si për sadaka, kur flet pa pushim për meritokrac­inë, ata dhe të tjerët si ata, ti si shtet i ke fyer, i ke nëpërkëmbu­r realisht, ua ke zvetënuar dinjitetin. Dhe kjo nuk është pak, kur nga ana tjetër njerëzit kanë aq shumë nevojë për përvojën, për dijet e tyre, të marra në vite.

 ??  ?? LEONIDHA MËRTIRI
LEONIDHA MËRTIRI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania