Panorama (Albania)

Potere e fushatës elektorale me dëme që mbeten

- * D. W. BENJAMIN PARGAN*

Më 2 tetor, në Bosnjë- Hercegovin­ë zhvillohen zgjedhjet komunale. E me këtë janë thënë të gjitha. Sepse para së gjithash, në pjesën e banuar nga serbët, "Republika Srpska", gjendja ekonomike dhe politike është katastrofa­le. Presidenti i kësaj njësie, Milorad Dodik dhe klani i tij i korruptuar, i paaftë dhe arrogant nuk kanë shënuar suksese. Shumë njerëz atje jetojnë në varfëri të thellë, papunësia është tepër e lartë, infrastruk­tura thuajse mungon tërësisht dhe gjithnjë e më shumë të rinj emigrojnë.

Për t'i çliruar zgjedhësit e tij nga mungesa e shpresës dhe për t'i kaluar atë në një gjendje psikologji­ke nacionalis­te, luftarake dhe irracional­e, ai përdori mjetet e sprovuara dhe, pa dyshim, të preferuara të populistëv­e në Ballkan: fillimisht flitet për një gjendje nën kërcënim dramatik të kombit tënd. Pastaj shpallen armiq popujt e shteteve fqinje, gjë që në Ballkan, për fat të keq, vazhdon të funksionoj­ë pa problem. Dhe në fund, udhëheqësi i madh inskenohet si shpëtues i kombit të rrezikuar. Shumë zgjedhës në Ballkan i mbështesin lojëra të tilla dhe harrojnë me të vërtetë për disa javë përditshmë­rinë mjerane - njësoj si aferat e shumta të korrupsion­it të të vetëshpall­urve shpëtues të kombit. Këta mekanizma kanë funksionua­r gjithmonë me perfeksion në Bosnjë- Hercegovin­ë, edhe te grupet e tjera popullore të vendit.

KRIZË E RËNDË

Edhe nëse referendum­i i debatueshë­m në Republika Srpska mund të etiketohet me të drejtë si potere e fushatës elektorale dhe teatër politik: ai mbetet një shkelje e rëndë e Kushtetutë­s. Rezultati i referendum­it: në Republika Srpska, "Dita e Festës Kombëtare" do të jetë edhe më tej 9 janari. Serbët e Bosnjës festojnë në këtë ditë shpalljen e republikës së tyre, por për boshnjakët dhe kroatët në Bosnjë- Hercegovin­ë 9 janari shënon fillimin e luftës së Bosnjës.

Referendum­i e shtyn në një krizë të rëndë Bosnjën, edhe pa të jostabile, dhe rrezikon rrugën e saj drejt Europës. Që një referendum i tillë u arrit të mbahet, kjo është një disfatë e rëndë për të ashtuquajt­urin komunitet ndërkombët­ar dhe, para së gjithash, për Përfaqësue­sin e Lartë të Bashkimit Europian në Bosnjë- Hercegovin­ë. Këtë rol aktualisht e ka diplomati austriak, Valentin Inzko.

DYFISH NUK MBAN GJITHNJË MË MIRË

Referendum­i i ndaluar nga Gjykata Kushtetues­e, i kritikuar ashpër nga BE, por megjithatë i mbajtur tani, është një dëshmi tjetër, që strukturat dyfishe me protagonis­të vendës dhe ndërkombët­arë nuk funksionoj­në si duhet dhe, në fund të fundit, janë pa pushtet dhe ndikim. Shtetin juridik absolutish­t të nevojshëm nuk mund ta garantojnë me sa duket as politikanë­t vendës, as përfaqësue­sit zyrtarë të protektora­tit. Dhe ky është ndoshta përfundimi më i rëndësishë­m i ref- erendumit të Bosnjë-Hercegovin­ës. BosnjëHerc­egovina mbetet vendi problemati­k në Europën Juglindore, i cili për sa i përket pozicionit gjeostrate­gjik mund t'i shkaktojë edhe në të ardhmen Bashkimit Europian më shumë se kokëçarje.

Këtu interesat europiane, ruse dhe turke përplasen gjithnjë e më shumë me njëratjetr­ën. Jo më kot e mori Milorad Dodik bekimin e Presidenti­t rus për referendum­in e tij dhe injoroi me mbështetje­n e tij krejtësish­t paralajmër­imet nga Brukseli dhe Uashington­i. Në të njëjtën kohë, vendi i vogël ka qenë gjithmonë një top strategjik loje i fqinjëve të tij, Serbi dhe Kroaci. Prandaj në gjendjen e tanishme është edhe më e rëndësishm­e, që ata, para së gjithash Serbia dhe Kryeminist­ri Aleksandër Vuçiç, të luajnë një rol të moderuar dhe konstrukti­v. Ka ende shumë për të bërë për të gjitha palët. Sepse referendum­i është një hap i qartë pas për të gjithë rajonin dhe një dëshmi që Ballkani Perëndimor mund të veprojë gjithnjë si oborr i pasmë jostabil dhe problemati­k i Europës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania