Panorama (Albania)

Protesta për pronat në Himarë, Neranxi lidhet me zinxhir

“Kjo do jetë pritja që do t’u bëjmë rruspave të pushtetit”

- ARISTIR LUMEZI

Tashmë jemi të rreshtuar në dy llogore, nga njëra anë pushteti qendror dhe ai lokal, të cilët janë të vendosur për të rrafshuar dhe grabitur çdo gjë në bregdet, që më pas me paratë e krimit dhe drogës

Banorët e Himarës u janë rikthyer protestave kundër planit urbanistik, që, sipas tyre, synon të shkatërroj­ë banesat.

Protesta e banorëve u mbështet nga Omonia dhe Aleanca për Mbrojtjen e Bregdetit. “Mos na prishni shtëpitë dhe bregun e detit”, “Stop grabitjes, turizmin e bëjmë vetë”, “Nuk bëjmë pazar me amanetin e të parëve”, ishin disa nga pankartat e banorëve.

Nikollaq Neraxi, kryetari i Aleancës për Mbrojtjen e Bregdetit, u lidh me zinxhir në shenjë simboli për mbrojtjen e tokave të bregdetit. “Do t’u bëjmë rezistencë buldozerëv­e të qeverisë”, tha ai. Përmes një statusi të publikuar në adresën e tij në “Facebook”, Neranxi shpjegoi arsyet që i nxitën banorët e Himarës për të dalë në këtë protestë. “Sot komuniteti i banorëve të Himarës zhvilloi një tjetër protestë para Bashkisë, për të treguar se ne jemi të vendosur që të mos lëmë grabitësit e pronave tona të trashëguar­a, që të vijnë t’u vënë rruspat shtëpive dhe historisë sonë. Ne vendosëm sot të bëjmë një gjest simbolik, duke u lidhur me zinxhirë për të treguar se kjo do të jetë pritja që ne do t’u bëjmë rruspave të pushtetit, të cilët pa zgjidhur akoma problemin e pronave tona, tashmë kanë gjetur një tjetër rrugë, thjesht duan të na i grabisin ato!”, shkruan Neranxi. Ai akuzoi kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i cili, sipas tij, nuk priti një përfaqësi të banorëve të Himarës. “Pushteti i maskarenjv­e ka gjetur një shërbëtor të denjë në Himarë, i cili është Jorgo Goro. Ne i kërkuam sipas të drejtës që na e jep ligji, që të presë një përfaqësi të banorëve dhe të japë llogari se çfarë po bën me pronat tona, por ai nuk pranoi. Tashmë jemi të rreshtuar në dy llogore, nga njëra anë pushteti qendror dhe ai lokal, të cilët janë të vendosur për të rrafshuar dhe grabitur çdo gjë në bregdet, që më pas me paratë e krimit dhe drogës, të ndër- tojnë resortet e tyre dhe nga ana tjetër, banorët autoktonë të Himarës, të cilët nuk kanë asnjë mjet të ngjashëm për t’i ndalur, por ama kanë kurajë dhe vendosmëri. Dhe ne kemi besim që betejën do ta fitojmë, sepse nuk kërkojmë asgjë tjetër, veçse të ndalojmë gra- bitjen dhe zhbërjen e Himarës! Në fund e drejta triumfon gjithmonë!”, shkruan Neranxi.

 ??  ?? Dje gjatë protestës
Dje gjatë protestës
 ??  ?? Nikollaq Neranxi gjatë protestës
Nikollaq Neranxi gjatë protestës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania