Panorama (Albania)

Operacioni antidrogë, kapen 1.3 tonë brenda ditës Forcat e policisë shpërndahe­n në gjithë vendin, 12 aksione

-

VLORE- GJIROKASTE­RNë vijim të aksioneve kundër bimëve narkotike Policia e Vlorës ka finalizuar mbrëmjen e së premtes operacioni­n e koduar “Smile”. Rreth 50 efektivë policie kanë marrë pjesë në këtë operacion, i cili ka qenë i përqendrua­r jo vetëm në zonat malore, pra në fshatrat e Vlorës, por edhe në qytet. Sipas Policisë, një ndërtues është vënë në pranga gjatë paradites së djeshme, pasi në një ambient në pallatin që kishte ndërtuar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, në katin e parë të pallatit është sekuestrua­r një sasi prej 41 kg kanabis. Policia e Vlorës këtë person, i cili rezulton se është Ferdinant Mile, 47 vjeç, nga Fieri, e kishte nën kontroll prej më shumë se një muaji. Ai është kapur në flagrancë në ambientet e katit të parë të pallatit të tij. Ndërkohë që Policia e Vlorë vijon operacione­t antikanabi­s, trafikantë­t e lëndës narkotike gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për t’iu shmangur arrestimit dhe për të fshehur lëndën narkotike. Një i tillë ishte dhe ndërtuesi nga Fieri, i cili një apartament në pallatin e tij e kishte kthyer për strehimin e mallit. Por dyshohet se ai përdorte këto ambiente edhe për pastrimin e bimës dhe tharjen, si një mundësi për të mos u zbuluar. Policia kishte marrë informacio­n në rrugë operative për këtë veprimtari të paligjshme dhe organizoi një aksion ku sekuestroi lëndën narkotike dhe arrestoi 47vjeçarin. Në të njëjtën kohë janë kryer operacione në fshatrat Kuç, Kallarat, përgjatë lumit Vjosë e deri në Mesaplik. Në fshatrat Kallarat dhe Mesaplik u asgjësuan 4650 bimë narkotike. Në një kasolle në Kallarat u gjetën 100 bimë të thara. Sipas Policisë, janë arrestuar në kuadër të këtij aksioni Besmir Spaho, 30 vjeç dhe Erald Gjonbrati, 31 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Operacion i gjerë policor është zhvilluar edhe në Gjirokastë­r.

Vetëm në qarkun e Gjirokastr­ës, sipas të dhënave zyrtare deri në orët e pasdites së të premtes, janë sekuestrua­r rreth 1 ton e 100 kg kanabis, përfshirë këtu edhe Tepelenën e Përmetin. Në vendin e quajtur “Minierat e Gusmarit”, në Kurvelesh, në një objekt të braktisur u kap ne flagrancë Astrit Selmani 34 vjeç, banues në Sarandë. Nga kontrolli i ushtruar në këtë objekt u gjetën dhe u sekuestrua­n 30 kg kanabis i përpunuar dhe 180 kg në proces tharje. Në fshatin Nivicë u gjetën 310 kg lëndë narkotike kanabis në proces tharje, si dhe bimë të kultivuara. Ndërkohë në pasdite në një operacion tjetër policor u kap një sasi kanabis prej 170 kg. Në fshatin Matohasana­j u arrestua Adhurim Harizi, 35 vjeç, pasi në një stallë iu gjetën 50 kg kanabis i përpunuar, si dhe rreth 60 kg në proces tharje. Njëkohësis­ht, në pjesën malore të fshatit Zhapokikë në zonën verilindor­e të Tepelenës u gjetën 60 kg kanabis brenda 6 thasëve. Ndërsa në Përmet, policia sekuestroi dje 400 kg kanabis sativa në proces tharje. Lënda u gjet në njësinë administra­tive Piskovë, në një kapanon të përshtatur me llamarina.

 ??  ?? Drogë në proces tharjeje në Kurvelesh
Drogë në proces tharjeje në Kurvelesh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania