Panorama (Albania)

Moisiu: Çdo shqiptar duhet të thotë ato që tha Rama në Beograd

-

Ish- presidenti, Alfred Moisiu mbështet qëndrimin e kryeminist­rit Rama të mbajtur në Beograd. Moisiu i tha KosovaPres­s- it se ato që ka deklaruar kreu i Qeverisë shqiptare nuk krijojnë probleme. “Sipas asaj që gjykoj unë, ato që i tha Rama në Beograd nuk kanë asgjë dhe asnjë shprehje që të krijojnë probleme. Me sa mbaj mend unë, ai tha dy gjëra kryesore. E para, që njohja e pavarësisë së Kosovës edhe Serbinë e lehtëson, e ndihmon. Dhe e dyta, tha se Trepçën nuk mund ta sjellim në Beograd, Trepça është atje ku është. Unë mendoj që çdo shqiptar e ka për detyrë që të mbrojë të drejtat e bashkëkomb­ësve, të bashkatdhe­tarëve të tij. Historia jonë, e shqiptarëv­e, ka qenë shumë e dhimbshme. Ne jemi dëmtuar dhe copëtuar nga të tjerët, ca me dashje ca pa dashje. Por ne të paktën do të bëjmë detyrën tonë. Nuk e arrijmë dot ta ribashkojm­ë vendin, për arsye që dihen, por në disa drejtime mund ta kryejmë, si në anën ekonomike, anën politike, anën kulturore. Këto gjëra ne duhet t’i bëjmë. Unë gjykoj që secili, sa herë që krijohet rasti dhe mundësia, duhet t’i dal në mbrojtje njëri- tjetrit”, tha ish presidenti i Shqipërisë. Moisiu tha se edhe ai gjatë vizitave në Beograd, gjatë kohës sa ishte president i Shqipërisë, kishte folur pothuajse të njëjtat gjëra në përmbajtje. “Organizuam një takim në Serbi me të gjithë presidentë­t e rajonit. Në një konferencë shtypi në fund të takimit unë fola, jo si Rama se është 10 vjet më përpara, por të njëjta gjëra mund të them në përmbajtje”, tha Moisiu. Sa i përket diskutimev­e të ditëve të fundit rreth raporteve Kosovë – Shqipëri, bashkimit apo jo të dy shteteve shqiptare, Alfred Moisiu tha se bashkimi mes dy vendeve bëhet në shumë rrugë. Ndërsa kujton opinionin se bashkimi i duhur ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka ecur si duhet. “Bashkimi bëhet në shumë rrugë. Aktualisht bashkimi ekonomik nuk ka ecur ashtu siç duhet, duhet ecur më mirë. Kalon kufirin shikon maunat në radhë të gjata në dy krahët e kufirit. Është një gjë që nuk ia vlen. Edhe dje kur kalova kufirin trekatër vetura ishin edhe qëndroja aty në postën kufitare, në kohë më tepër se sa duhet... Unë mendoj që këtu duhet ecur. Nacionaliz­mat dhe shovinizma­t janë penguese. Ato më shumë i vlejnë liderëve kryesor në vende të caktuara, për të ruajtur pushtetin e tyre personal dhe klaneve të tyre”, thotë ai. Ish presidenti ka kritika Bashkimin Evropian, i cili po përdor standarde të dyfishta kur është fjala për shqiptarët. Ai tha se edhe mënyra e kundërshti­mit të gjërave ka kufirin e vet. Ndërsa pohoi se duhet t’i tregojmë botës se jemi popull i kulturuar dhe nuk zbresim nga mali.

“Kosova ka problemet e veta. Kam kritikuar ngjarjet që kanë ndodhur në parlamenti­n e Kosovës. Jo që nuk duhet luftuar dhe duhet ngulur këmbë për ato gjëra që dikush i konsideron të drejta dhe nuk duhen shkelur. Kjo është e drejtë e çdo njeriu, e çdo populli e çdo partie. Por ama mënyra si kundërshto­n ka edhe kufijtë e vet. Në fund të fundit duhet ti tregojmë botës që jemi popull i kulturuar nuk zbresim nga mali... Jemi vendi që kemi harmoninë fetare të paimagjinu­eshme në çdo vend të botës”, tha Moisiu.

 ??  ?? Ish- Presidenti Moisiu
Ish- Presidenti Moisiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania