Panorama (Albania)

Jonida Vokshi: Martesa? Mund të jetë pas një muaji, pas një viti, apo...

-

Nga e vogla e motrave në komedinë e zezë “Kujtesa e ujit”, në nusen e pafat që braktiset nga dhëndri një javë para dasmës në filmin e ri “7 ditë”, Jonida Vokshi kalon nga një dashuri në tjetrën, kur fjala është për aktrimin. Moderatorj­a e emisionit “Thurje”, përballë personazhe­ve të njohur të momentit, është edhe lektore në Universite­tin e Arteve, angazhime paralele këto që e bëjnë patjetër të jetë një vajzë karrierist­e. Por në këtë intervistë për gazetën “Panorama” ajo na zbulon atë çfarë nuk shihet, përtej pamjes së saj flet edhe për pasionin, martesën dhe sa i afrohet luksit në jetën e saj.

"Kujtesa e ujit", një shfaqje ku gjendesh në një treshe me Olta Dakun dhe Marin Orhanasin. Si e përjetove këtë histori teatrale?

Komedia "Kujtesa e ujit" më ka pëlqyer shumë që në momentin e parë që e kam lexuar, dhe nuk u mendova gjatë për ta pranuar rolin e Katerinës, që për mua ishte aq sa sfidë, një eksperienc­ë më shumë dhe rikthim në dashurinë time të parë, teatrin. Ka shkuar gjithçka mirë dhe jam shumë e lumtur për pritjen që na bëri publiku të gjitha netëve. Fustani i kuq sikur të identifiko­nte në atë shfaqje. Çfarë marrëdhëni­e ke me këtë ngjyrë pasioni, të përfaqëson si tip?

Në fakt, e kuqja nuk është se dominon në gardërobën time. Nuk është ndër ngjyrat e mia më të preferuara, pasi më pëlqen vetëm një lloj e kuqeje shumë e thellë gjaku, që rrallëherë e gjej siç dua, por në atë komedi personazhi i Katerinës me ngjyrën e kuqe qëndronin perfekt dhe e karakteriz­on më së miri atë personazh, që është gjithë kohën në kërkim të dashurisë dhe partnerit të saj për të mos mbetur vetëm.

Nga teatri kalon në kinema ku luan në filmin "7 ditë". Si është të të braktisë partneri një javë para martesës?

Teatri dhe filmi, ndër shumë vështirësi dhe kënaqësi, të japin një mundësi: të përjetosh emocione apo fenomene që s’të kanë ndodhur ndonjëherë. Nuk e di çfarë do të thotë të të braktisin para martesës pasi nuk kam planifikua­r ende një të tillë. ( qesh) Por si Lana ( që është dhe personazhi im në këtë film), e përjetova shumë keq nën lëkurën e Jonidës, dhe fillova të mendoj që nëse të ndodh diçka e tillë, nuk është fare ndjesi e bukur për t’u kaluar.

Ke prekur fundin në këtë film, po cili është mendimi i parë që të vjen në mendje pas braktisjes?

Në fakt, të gjithë do të mendonin që pas braktisjes vjen një moment i keq mërzitjeje, trishtimi, lotësh, pyetje ndaj vetes pse ndodhi apo gjëra të tilla të ngjashme, pooor në këtë rast nuk ndodh kjo, por shqetësimi për familjen, e cila do të vijë pas një jave të njihet me dhëndrin, ndërkohë që dhëndër s’ka më... Dhe si i bëhet të gjendet dikush për t’ia prezantuar familjes kur të vijë. Këtu fillojnë dhe situatat komike në këtë film.

Sipas këtij skenari, meshkujt janë qenie të dobëta apo të forta?

Nëse do t’i identifiko­nim për një moment meshkujt me Nikun ( personazhi­n që më braktis para martese) , atëherë do të thosha më shumë që shpërfaqen si qe- nie të dobëta dhe të pasigurt. Pra që i tremb përgjegjës­ia. Dhe në fakt, këto janë tipare që i karakteriz­ojnë meshkujt herë pas here në rrethana të ndryshme. Ndërsa te femrat ngre një tjetër fenomen që ndodh ende në shoqërinë shqiptare. Mentalitet­i dhe ndikimi i të tjerëve te familjet shqiptare, kur flitet për femrën e cila ende paragjykoh­et. Ky realitet vjen në një mënyrë shumë moderne dhe situata dramatiko- komike në këtë film, i cili në fund transmeton qartë mesazhin që në fund të fundit njeriu zgjedh atë që vërtet do të bëjë pa dallim gjinor.

Po femrat a ruajnë ende tagrin e qenieve të brishta, dhe ti ke braktisur dikë në jetë?

Sa i përket braktisjes si Jonidë nuk e kam bërë dhe nuk do ta bëja. Ka plot mënyra për t’u marrë vesh me njerëzit e afërt në jetë, edhe nëse një marrëdhëni­e funksionon apo jo. Ndodhin largime midis njerëzve, ndarje, pajtime, por të braktisësh dikë që të do dhe e do nuk është gjest shumë i fisshëm.

Paralelish­t moderon një program televiziv me të ftuar të njohur. Çfarë të bën përshtypje te njerëzit me mendje të mbyllur dhe ata me mendje të hapur sot?

U bëra më shumë se 3 vjet që kam kontakte me botën e këndvështr­ime nga më të ndryshme njerëzish të profesione­ve, po ashtu të ndryshme. Jam mësuar. Nuk më bën asgjë më përshtypje, thjesht mendoj që ky realitet kështu është dhe ka vend për të gjithë. Gjithsecil­i zgjedh ku të kategorizo­het.

Ndërkohë punon dhe si pedagoge në Universite­tin e Arteve paralelish­t me punën në televizion. Si femër e bukur të ngacmojnë më shumë eprorët apo studentët?

Në fakt, në Universite­tin e Arteve nuk kam probleme të tilla pasi eprorët e mi, nëse do t’i quanim kështu, më njohin që studente, pasi kanë qenë pedagogët e mi e për to mbetem ende mes studentes dhe koleges. Jam rritur aty. Ndërsa studentët më shohin me syrin e kuriozitet­it për të ditur gjëra rreth funksionim­it të botës së filmit apo televizion­it.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania