Panorama (Albania)

Prova e forcës, Kukësi sfidon Skënderbeu­n në Korçë

-

Skënderbeu-Kukësi, ose ndryshe prova e forcës. Dy klubet që u bënë katër vite që po rivalizojn­ë fort për vendet e nderit në kampionat luajnë sot një ndeshje jo dhe aq të zakonshme. Kampionët në fuqi vijnë pas humbjes ndaj Tiranës, që ishte e para për këtë sezon. Nga ana tjetër, Kukësi nuk është mposhtur asnjëherë deri më tani. Korçarët kanë luksin të presin verilindor­ët me pesë pikë diferencë, por në të njëjtën kohë kanë presionin e Partizanit të vendit të dytë, që është katër pikë më pak. Pas gjashtë fitoreve radhazi dhe kalendarit favorizues që kishte, Skënderbeu e nisi me humbje “kampionati­n e vërtetë”, teksa nga ky moment e presin ndeshje me rivalë direktë. Sot kampionët kanë shansin të tregojnë se një humbje nuk do të thotë asgjë, duke e kompensuar me triumfin ndaj Kukësit. Nga ana tjetër, skuadra e Ernest Gjokës ka përballë një ndeshje “barometër”, nga e cila do të shihet nëse është vërtet në garë për të fituar titullin. Vetë Gjoka, në konferencë­n e djeshme për shtyp para nisjes për në Korçë, shprehu bindjen se skuadra e tij futet në fushë vetëm për tri pikë. “Luajmë përballë një rivali të fortë si Skënderbeu, por synimi ynë është që të vazhdojmë të jemi të pamposhtur në kampionat. Mendoj se është një ndeshje e rëndësishm­e për të dyja skuadrat. Situata në ekip është e qetë, pavarësish­t ndryshimev­e që kanë ndodhur në drejtim. E kemi përgatitur me shumë qetësi këtë transfertë dhe shkojmë të bindur për të marrë rezultat pozitiv”, ka thënë Gjoka. Ndërsa trajneri i Skënderbeu­t, Andrea Agostineli, është i bindur se skuadra e tij do të marrë tri pikë. “Për mua nesër ( sot) është një takim që sigurisht mund ta fi- tojmë, për shkak të forcës sonë. Por do të përballemi me një ekip të fortë dhe fusha do të tregojë të vërtetën. Jam i bindur se do të shkojmë 21 pikë pas tetë javësh. Janë numra që të lënë të kuptosh se ajo që ndodh në këtë takim nuk mund të jetë përcaktues për titullin. Jemi në javën e tetë dhe nuk mund të bëjmë një parashikim. Shpresojmë që 6 fitoret radhazi të përsëriten”, deklaroi italiani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania