Panorama (Albania)

I hoqën kempin, burri në depresion masakron me çifte gruan e kunatën

Pas debatit qëllon për vdekje bashkëshor­ten, plagos kunatën

-

Një burrë me problem nervore vrau mbrëmë gruan e tij në Ndroq dhe plagosi kunatën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19: 30, kur shtetasi Kasëm Lila, 56 vjeç, ka qëlluar me çifte në drejtim të gruas së tij duke e lënë të vdekur në vend. Shtetas Afize Lila, 47 vjeçe, ka humbur jetën rrugës për në spital nga plagët e shumta të marra në trup prej saçmave të çiftes. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbetur e plagosur edhe kunata e autorit të krimit, shtetasja Zyra Lila, 40 vjeçe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një moment nervozizmi të shtetasit Kasëm Lila, banues në fshatin Çoçaj të Ndroqit. Fillimisht policia raportoi se viktimë kishte mbetur kunata e autorit dhe plagosur ishte gruaja e tij, por rreth dy orë pas krimit, gjithçka u sqarua. Policia tha zyrtarisht se viktimë kishte mbetur shtetasja Afize Lila, gruaja e Kasëm Lilës, ndërsa ishte plagosur kunata e 56-vjeçarit shtetasja Zyra Lila. Ngjarja ka ndodhur në një konflikt të mo- mentit mes bashkëshor­tëve, ku shtetasi Kasëm Lila ka marrë çiften që kishte në shtëpi dhe e ka drejtuar mbi gruan e tij. Në këtë situatë ka ndërhyrë kunata e autorit të ngjarjes, shtetasja Zyra Lila, e cila në momentin e të shtënës me çifte nga 56-vjeçari ka qenë fare pranë dhe ka mbetur e plagosur nga saçmat. Ndërkohë, e shoqja e Kasëm Lilës, Afizeja, ka mbetur e plagosur rëndë dhe ka vdekur rrugës për në spital. Policia dhe mjekët e spitalit të Traumës thanë mbrëmë se 40- vjeçarja iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjika­le dhe është jashtë rrezikut për jetën. MOTIVI I NGJARJES Banorë të zonës, por edhe policia, tregonin mbrëmë se krimi në familjen Lila në Ndroq ndodhi si pasojë e konfliktev­e mes bashkëshor­tëve. Por, komshinjtë e Kasëm Lilës e përshkruan­in atë mbrëmë si një njeri të qetë dhe joproblema­tik. Sipas tyre, gjendja e 56- vjeçarit ishte përkeqësua­r në 3- 4 javët e fundit. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës bëri me dije se pak vite me parë Kasëm Lila kishte vuajtur nga një sëmundje tumorale në kokë. Si pasojë e kësaj sëmundjeje, ai kishte kryer një ndërhyrje kirurgjika­le në kokë, e cila e kishte bërë të paaftë për punë. Nisur nga ky fakt, atij shteti i kishte vendosur një ndihmë financiare invalidite­ti e cila, sipas dëshmitarë­ve në fshatin ku ndodhi krimi, ishte ndërprerë muajin e fundit. Ky fakt, sipas dëshmitarë­ve në zonën ku ndodhi krimi, e kishte acaruar tej mase gjendjen e 56vjeçarit Kasëm Lila. Për këtë arsye të afërmit e vizitonin vazhdimish­t familjen Lila javët e fundit. Policia bëri me dije ndërkohë se autori i krimit në familje vuante nga probleme nervore si pasojë e sëmundjes që kishte kaluar.

ARRESTIMI Menjëherë pas vrasjes së gruas dhe plagosjes së kunatës, Kasëm Lila ka dalë mbrëmë nga banesa dhe e ka hedhur armën në oborr. Ai mësohet se nuk ka bërë asnjë rezistencë në momentin kur efektivët e policisë mbërritën dhe i vunë prangat në duar. Hetuesit sekuestrua­n edhe armën e krimit në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale. Mësohet se 56vjeçari e ka pranuar ngjarjen mbrëmë në polici, duke thënë se kishte humbur kontrollin.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja mbrëmë në Ndroq
Vendi ku ndodhi ngjarja mbrëmë në Ndroq
 ??  ?? Policia në vendngjarj­e
Policia në vendngjarj­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania