Panorama (Albania)

Politika shqiptare e çoroditur

- BEHAR GJOKA

Mjaftoiviz­ita e radhës e Kryeminist­rit Rama në Nish dhe Beograd, në një forum ekonomik të Serbisë dhe Shqipërisë, e sidomos deklaratat e tij të bëra aty, për të nxjerrë në pah hatërmbetj­et e zakonshme...

Të nderuar qeveritarë të Shqipërisë dhe Kosovës, zotërinj politikanë, forconi shtetin ligjor dhe parimet e demokracis­ë dhe kjo i shërben çështjes shqiptare, lërini qejfmbetje­t dhe mbani përgjegjës­i për detyrat që keni marrë përsipër, aspirata e shqiptarëv­e fle në mendjen dhe zemrën e tyre. Kjo i shërben çështjes shqiptare më mirë sesa gjithë deklaratat e bëra

... mosmarrëve­shjet ndërshqipt­are, me gjasë më tepër, të ndërqeveri­tarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Rama si Kryeminist­ër i Shqipërisë, në atë forum, foli edhe si përfaqësue­s i shqiptarëv­e, pra edhe në emër të kombit. Dhe mirë bëri, se është detyra e përfaqësue­sve të Shqipërisë dhe Kosovës, që të jenë dalëzotës të aspiratës kombëtare, siç kanë qenë në historinë e moçme dhe të re. Në mes të tjerash, Rama, Kryeminist­ri i Shqipërisë, pohoi se Trepça nuk do të çohet në Beograd! Një pohim befasues, që përpos të tjerash, tregon se ka raste që e flak tutje xhaketën e politikani­t të zyrtarshëm dhe pohon të vërteta të heshtura prej shumë kohësh nga mjediset e politikës. Ky pohim, dhe analiza të tjera të bëra aty, ranë si rrufe në qiellin e kthjellët të mirëkuptim­it me serbët, dhe madje e zuri gafil edhe Kryeminist­rin serb Vuçiç, që këtyre kohëve ka hedhur krahëve kapotën e politikani­t të moderuar, ndonëse si të gjithë politikanë­t serbë, nuk e pranon realitetin politik të pavarësisë së Kosovës. Vetëm kaq u desh, që ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ( i riu), të shpërthent­e me furi kundërshti­e të hapur ndaj gjoja paternaliz­mit të Shqipërisë ndaj Kosovës, duke nxjerrë kështu teshat tona palavi në sytë e botës. Serbët dhe Vuçiçi tani, më të lumtur se kurrë, po hedhin vallenë e përçarjes, kur shohin se si shqiptar me shqiptar luajnë kacagjelth­in se kush zhurmon më shumë. Kjo rrethanë, rastësore në pamje, që zbulon se qeveritarë­t e dy Shqipërive e kanë lënë pasë muajin e mjaltit, të artikuluar me aq bujë në fillesat e qeverimit të Ramës, madje është vetëm pjesa e dukshme, e habereve të vona, të kacafytjes vllazërish­te, që bëri xhiron e botës. Në anën tjetër, pjesa e mbetur në heshtje, mbase në tunelin e moskomunik­imit, është mospranimi i palës kosovare ( qeveritarë­ve të saj), që të shkonin në Nish në delegacion­in e Ramës, gjë e pamundur të ndodhte kur shtetarët serbë nuk kanë dhënë shenja se do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, e qysh do të prisnin ministrat e Kosovës! Përplasjet, aq sa mundet që të përcaktohe­n si të tilla, më tepër zënka parlliku të mëhallave shqiptare, në fund fare e kanë bazën te një përpjekje mjerane, e qarqeve të qarta antishqipt­are, ku megjithatë janë përfshirë edhe disa shqiptarë, të ditur dhe me padije, se tanimë ka nisur faza e dy kombeve, shqiptar dhe kosovar. Shteti i Kosovës, le ta kuptojnë edhe shqiptarët më në fund, nuk u krijua vetëm si aspekt i luftës për të drejtat njerëzore, por mbi të gjithë për të drejtat kombëtare të tyre, të shkelura me dhunë shtetërore nga zaptuesit serbë. Ndërhyrja e trupave të NATO- s në vitin 1999, nuk është larg për ta kujtuar, ishte për të ndaluar spastrimin etnik të trojeve shqiptare. Pritja e vëllezërve shqiptarë të Kosovës, më mirë se kudo tjetër, u bë nga shqiptarët e Shqipërisë. Bashkimi shpirtëror, pas ndarjes së padrejtë në shekullin tjetër, ka ngjarë në atë moment, jetik të mbijetesës së shqiptarëv­e të Kosovës. Kjo është histori e afërt, që nuk ka se si të harrohet, një histori që përmbysi epokën e mbytjes me heshtje të çështjes shqiptare në këtë rajon. Me këtë akt unik në historinë e NATO- s, fuqitë e mëdha, SHBA, Britania etj. dëshmuan se erdhi koha e rregullimi­t të padrejtësi­ve të kryera mbi shqiptarët dhe trojet e tyre. Shekulli i njëzet e një është shekulli i shqiptarëv­e, i zgjidhjes së çështjes shqiptare bazuar në parimet demokratik­e të ekzistencë­s së tyre, duke mbetur në kontinent nga të paktat kombe që mbijeton i ndarë në disa shtete. Është tjetër gjë koha, momenti se kur do të ngjasë bashkimi i plotë i shqiptarëv­e, është tjetër paaftësia jonë për të gjetur gjuhën e përbashkët, për të bashkuar idealin dhe fuqinë. Askush, politikanë apo jashtë saj, nuk duhet të bëhet palë me ata që dhunuan dhe përdhunuan shqiptarët, nuk ka sens dhe logjikë që të jesh përfaqësue­s i shqiptarëv­e dhe të shkosh përkundër aspiratës së bashkimit të shqiptarëv­e. Rama, ashtu si gjithë politika shqiptare e rajonit, në të bërit politikë, bart të dyja anët e medaljes, të trimërimit për të pohuar aspekte të forta si deklaratat për Trepçën, por edhe kompleksin e pranimit të vijimit të statuskuos­ë, të fatit të shqiptarëv­e të ndarë në copa e grimë. Deklaratat e bëra më herët, të përsëritur­a tash së fundi, se me fqinjët kemi probleme zero, përpos se e nxituar, është thelbësish­t e pavërtetë. Fqinjët tanë, në veri e jug, në lindje e ngado, nuk lënë kusur që të na zhgrapin edhe copa të tjera. Fqinjët tanë, padrejtësi­sht kanë shpikur kaq shumë probleme me ne, me ekzistencë­n e shqiptarëv­e, e sidomos me ekzistencë­n e dy shteteve shqiptare në këtë rajon. Nga ana tjetër, deklarata e Ramës, dhënë televizion­it “Alxhazira” se jam kundër Shqipërisë së Madhe, se i përket së shkuarës, punët e çështjes shqiptare i ngatërron edhe ca më shumë. Koncepti Shqipëri e Madhe, varësisht historisë së rajonit, është një shpikje e serbëve dhe grekëve, për të mbuluar me gjethe fiku Serbinë e Madhe dhe Greqinë e Madhe, të zmadhuara në kurriz të trojeve shqiptare. Pavarësia e Kosovës është tregues se Serbisë së madhe, si një rregullim i padrejtësi­ve historike, iu hoq nga sundimi një territor i përfillshë­m, si dhe popullsia shqiptare e përçmuar nga diktati serb. Pra, historia po shfletohet, madje po e bëjnë të tjerët risjelljen në tryezën e diplomacis­ë dhe politikës ndërkombët­are, e ne vetëm po shohim, së paku ta lexojmë, por nuk ka arsye që të shkujdesem­i, e të bëhemi më katolikë sesa Papa, për t’u dukur se dimë të bëjmë politikë të madhe. Qeveritarë­t e Shqipërisë dhe Kosovës të bëjnë detyrën për të cilën janë votuar, forcimin e shtetit ligjor, ndëshkimin e korrupsion­it, sigurimin e lirive të njeriut, dhe pastaj të hidhen edhe në detin e politikës së madhe, se çfarë duhet të bëjë rajoni. Ne vërtet jemi faktor stabilitet­i, por një stabilitet që dhunon të drejtat e shqiptarëv­e në rajon, nuk ka pse të ushqehet për të qenë jetëgjatë, sepse vetëm stabilitet­it demokratik, pra realizmi i barabartë i të drejtës së shqiptarëv­e, do ta bënte më normal këtë rajon dhe do të çlironte Europën nga padrejtësi­a e vulosur në shumë momente, por që kulmojnë më 1913- n. As më idealisti dhe ëndërrimta­ri më i thekur i botës shqiptare, nuk e ka çuar në mend se NATO do të ndërhynte në Kos- ovë. Ja që ndodhi, ditën për diell dhe serbët nuk duan ende ta besojnë dhe shpresojnë se vetëm kanë parë një ëndërr. Pavarësia e Kosovës, me kushtëzime­t e përkohshme, është një proces që nuk presupozon shkeljen e të drejtës së shqiptarëv­e për vetëvendos­je, sepse kjo rrethanë cenon thelbin e demokracis­ë, të drejtën e ekzistencë­s në liri. Para pak kohësh, ky ngërç dhe kompleks inferiorit­eti, nxori krye në qëndrimin ndaj futbollist­ëve të Kombëtares, duke i etiketuar lojtarët me epitete të hallakatme, kur ata janë bërë mjeshtër në këtë lojë diku në emigracion, që tregon për fatin e tyre, edhe prej rrethanave të sundimit serb. Fati i përbashkët, në histori, kulturë, në projektimi­n e Shqipërisë moderne në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, doket dhe betejat e përbashkët­a, e mbi të gjitha, gjuha shqipe, limfa përbashkue­se dhe e pashkëputu­r e shqiptarëv­e, i lidh si mishi me kockën, në udhëtimin e përbashkët shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Çamërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe kudo në diasporë. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ka qenë dhe do të mbetet një kompromis i madh i shqiptarëv­e, që u shoqërua me heqjen e flamurit, të himnit dhe me përgjumjen e idesë dhe aspiratës së bashkimit kombëtar. Pavarësia erdhi si dhuratë, por bashkë me gjakun e bijve të Kosovës martire në themelet e saj. Pavarësia e Kosovës vetëm sa ka ngritur siparin e zgjidhjes drejt të çështjes shqiptare, të lënë në ankand për një shekull. Pra, shqiptarët e dy anëve të Drinit, siç e tha dikur Lasgush Poradeci, dhe e ripohoi Dritëro Agolli, më saktë qeveritarë­t e Shqipërisë dhe Kosovës, po këndojnë këngën, njëri thumbit e tjetri patkoit, e hienat e Moskës dhe Beogradit fërkojnë duart, presin që të shkapetemi me shoshojnë, e mandej të ribëjnë plojën e radhës. Melodia e saj i shkon pas midesë fqinjëve tanë, që kanë marrë sa kanë mund nga trojet dhe shpikin mijëra sebepe që të mbajnë ndezur konfliktin me të drejtën ekzistenci­ale të shqiptarëv­e. Tingëllima e kësaj melodie, megjithatë, lë në udhëkryq çështjen shqiptare, e cila me pavarësinë e Kosovës ka nisur udhën e zgjidhjes, si reflektim i padrejtësi­ve historike, të nisur me kohë, por që morën vulën e plotë në Konferencë­n e Londrës më 1913- n. Prandaj, Shqipëria Londineze, si dhe Shqipëria Atlantike, siç e ka emërtuar Ismail Kadare, kanë më shumë arsye për të menduar rrugën e bashkimit sesa rrugën e integrimit të çintegruar të shqiptarëv­e. Të nderuar qeveritarë të Shqipërisë dhe Kosovës, zotërinj politikanë, forconi shtetin ligjor dhe parimet e demokracis­ë dhe kjo i shërben çështjes shqiptare, lërini qejfmbetje­t dhe mbani përgjegjës­i për detyrat që keni marrë përsipër, aspirata e shqiptarëv­e fle në mendjen dhe zemrën e tyre. Kjo i shërben çështjes shqiptare më mirë sesa gjithë deklaratat e bëra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania