Panorama (Albania)

Opiumi dhe feja

- EDMOND TUPJA

Sigurisht,atij që ka jetuar në kohën e diktaturës hoxhiste ky titull mund dhe duhet t’i kujtojë thënien e famshme të Marksit “Feja është opiumi i popullit”, thënie që shpjegon, ndër të tjera, edhe vendimin e PPSH- së...

Nëse më lejohet, po guxoj të korrigjoj Marksin, duke e plotësuar si vijon thënien e tij të famshme: “Feja është opium për popullin, por populli paska nevojë për opium”, pra, në qoftë se nesër, me sa duken bathët ( me “a” ose me “y”, pak rëndësi ka), ne do të themi “Droga është feja e shqiptarit”, do të na duhet detyrimish­t të shtojmë aty për aty “sepse shqiptari paska nevojë për këtë fe” dhe e gjitha kjo, natyrisht, në emër të Artit, Bririt dhe Shpirrës së Shtrenjtë! Amin!

... në vitin 1967 për mbylljen e institucio­neve fetare, ndalimin e praktikave fetare dhe persekutim­in e klerit në Shqipërinë komuniste. Gjithsesi, nuk do të jetë kjo tema e këtij shkrimi, çka lexuesi i vëmendshëm i kësaj rubrike të përjavshme patjetër e ka parandier tashmë me të vënë re që në titullin tim renditja e dy termave është ndryshe nga ajo në citatin e Marksit.

Opiumi, njëlloj hashashi që nxirret nga lulëkuqja e tipit Papaver somniferum, njihej që në lashtësinë e epërme ( sumeriane, pastaj greke) për vetitë e tij qetësuese, pastaj ai u bë i njohur edhe në Azi para rreth një mijë vjetësh, na mëson zoti Internet, dhe, në fillim të mesjetës, u përdor kundër dhimbjeve nga mjekësia arabe dhe perse. Sot, droga, sidomos në formë hashashi, marijuane apo kanabisi, me gjithë përpjekjet e qeverive të njëpasnjës­hme shqiptare që nga viti 1991 për ta luftuar atë, është bërë tashmë tejet e njohur, masive, popullore dhe kultivimi i saj, për fat të keq, i papërmbajt­shëm. Rrjedhimis­ht, duke i përmbysur termat e thënies së Marksit, mund të pohojmë me plot gojën dhe penën se droga, pra, opiumi, po bëhet feja e shqiptarëv­e.

Sidoqoftë, po t’i referohemi historisë së përhapjes së opiumit në rruzullin tokësor, zoti Internet na mëson se në shekullin XIX, në Kinë, për tre vjet rresht ( 1839- 1842), u zhvillua lufta e opiumit midis Mbretërisë së Bashkuar, pra, Britanisë së Madhe, dhe Perandoris­ë Qing, luftë që u quajt kështu për arsye se britanikët, qysh nga viti 1773, kishin monopolin e tregtisë së kësaj droge në atë vend, ndërkohë që kinezët e ndaluan përdorimin e saj. Ç’është e vërteta, britanikët nxirrnin fitime tejet të majme nga trafiku i opiumit duke shitur çdo vit miliona tonë nga ky mall. Lufta e opiumit plasi kur Kina e ndaloi importin dhe konsumin e opiumit, duke shkatërrua­r një stok prej më se 1000 tonësh. Fundi i kësaj lufte dihet: Britanikët e fituan atë dhe, njëkohësis­ht, fituan të drejtën të sheshin opium në Kinë. Rreth 15 vjet më vonë plasi lufta e dytë e opiumit ku u implikuan, përkrah britanikëv­e, edhe rusët, amerikanët dhe francezët.

Le t’i kthehemi tani situatës ku ndodhet sot vendi ynë drogëkulti­vues dhe të këqyrim luftën që qeveria i ka shpallur pikërisht drogës. Zhvillimi i kësaj lufte, e para e këtij lloji në Shqipërinë tonë tmerrësish­t demokratik­e ( mos vallë do të ketë edhe një të dytë sipas shembullit të aleatëve tonë të dikurshëm strategjik­ë?), po tregon se sa më dëshpërimi­sht përpiqet qeveria ta shtrijë këtë luftë në të gjitha zonat ku kultivohet furishëm kanabis sativa, aq më e qartë bëhet se mundësitë për ta fituar atë po zvogëlohen gjithashtu dëshpërimi­sht, sepse, me sa duket, me gjithë përfshirje­n serioze të ndërkombët­arëve në këtë luftë, Karteli Shqiptar i Drogës, ndryshe nga perandori Qing i Kinës së dikurshme, e ka kuptuar dashurinë e madhe të popullit shqiptar për Lejdi Drogën, e ka kuptuar aq thellë, saqë nuk do të jetë e largët dita kur vetë qeveria shqiptare, e sotmja apo ajo e nesërmja, pak rëndësi ka, do ta shpallë si fitore të papërsërit­shme legalizimi­n e Lejdi Drogës ose, më saktë, shenjtërim­in e Shën Mari- Juanës! Pas kësaj, citati i Pashko Vasës sipas të cilit “Feja e shqiptarit është Shqiptaria” do të shndërrohe­t triumfalis­ht në “Feja e shqiptarit është Shën Mari- Juana”. Së fundi, për sa i përket Marksit dhe thënies së tij të famshme se “Feja është opiumi i popullit”, po e përsëris atë që tashmë e kam shkruar më lart, pra, “Droga po bëhet feja e popullit shqiptar”. Sidoqoftë, nëse më lejohet, po guxoj të korrigjoj Marksin, duke e plotësuar si vijon thënien e tij të famshme: “Feja është opium për popullin, por populli paska nevojë për opium”, pra, në qoftë se nesër, me sa duken bathët ( me “a” ose me “y”, pak rëndësi ka), ne do të themi “Droga është feja e shqiptarit”, do të na duhet detyrimish­t të shtojmë aty për aty “sepse shqiptari paska nevojë për këtë fe” dhe e gjitha kjo, natyrisht, në emër të Artit, Bririt dhe Shpirrës së Shtrenjtë! Amin!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania