Panorama (Albania)

Dhori Kule: Problemet me regjistrim­et, jo të Ministrisë, 340 kuota bosh

"Vijojmë bashkëpuni­min me ' Luarasin', është e mirë publike"

-

Rrëmuja e krijuar këtë vit me pranimet në universite­te është pasojë e mosmenaxhi­mit të situatës nga këto të fundit.

Këtë e thotë dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, në një intervistë për rubrikën "Opinion" në "News 24". "Pranimet këtë vit janë bërë ashtu si në të gjitha vendet e botës, nga universite­tet. Barrën e akuzave e ka mbajtur Ministria e Arsimit në masën më të madhe, në vlerësimin tim padrejtësi­sht, sepse ligji autorizon universite­tet për t'i bërë këto punë. Janë universite­tet që nuk kanë kryer detyrën ligjore", vë në dukje ish- rektori i Universite­tit të Tiranës. Kule merr përsipër përgjegjës­inë, duke premtuar që kaosi i krijuar këtë vit me pranimet në Fakultetin e Ekonomisë do të rregullohe­t vitin e ardhshëm. "Pas raundit të parë, shumë maturantë nga paniku mund të kenë marrë vendime të përshpejtu­ara, që mendoj se nuk i kanë pasur preferenca të para. Edhe për këtë unë kam menduar një zgjidhje vitin tjetër. Ne kemi hapësirat dhe kompetenca­t të bëjmë transferim­e, të shtojmë kuotat për t'i rimarrë". Referuar maturantëv­e të pakënaqur, Kule sqaron se bëhet fjalë për ata që janë më kërkues dhe me pikë të larta, dhe jo maturantët që nuk shpalleshi­n dot fitues as në këtë fazë. Në "Opinion", dekani i Ekonomikut foli edhe për lidhjet me universite­tet e tjera, veçanërish­t me "Luarasin", me të cilin e lidh tashmë jo vetëm fusha e Ekonomisë, por edhe afërsia gjeografik­e dhe drejtimi. "Bashkëpuni­mi me ' Luarasin' në degët e Ekonomisë dhe Jurisprude­ncës do të konsolidoh­et në vazhdimësi, duke shkëmbyer sinergji pozitive. Pedagogët tanë do të japin mësim aty dhe anasjellta­s. Ne kemi lidhje me të gjitha universite­tet. Me ' Luarasin' tashmë kemi një lidhje të veçantë, sepse drejtohet tashmë nga ish- profesori i Ekonomikut për një kohë të gjatë, prof. Arben Malaj, si dhe për shkak të afërsisë me fakultetin". Për Kulen, "Luarasi" ka krijuar figurën e tij në tregun e arsimit të lartë, është një e mirë publike dhe si e tillë duhet funksionoj­ë.

GARA TEK EKONOMIKU

Nga sot nisin regjistrim­et për fazën e pestë të raundit të dytë të pranimeve për kuotat që ende janë të parealizua­ra. Në Fakultetin e Ekonomisë kanë mbetur 339 vende të lira: 72 në degën Financë, 143 në Administri­m Biznes, 54 në Informatik­ë Ekonomike dhe 70 në degën e Ekonomiksi­t. Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për maturantët e mirë që ende nuk kanë vendosur, dekani i qëndron ende idesë së tij për të pranuar më të mirët përtej kuotave dhe afateve të përcaktuar­a. "Tashmë situata po shkon drejt zgjidhjes, ne na kanë mbetur mbi 300 studentë për të marrë. Në datën 27 mbyllet procesi dhe nis viti akademik për të gjithë. Por, edhe në qoftë se ngelen kuota të parealizua­ra, do të vazhdojmë të marrim maturantët që janë në pritje". Në faqen zyrtare të Fakultetit Ekonomik është botuar lista me emrat fitues të fazës së pestë të raundit të dytë, të cilët mund të regjistroh­en sot dhe nesër. Në rast se nuk e bëjnë, humbasin të drejtën e studimit në degën e shpallur fitues.

 ??  ??
 ??  ?? Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania