Panorama (Albania)

Rrëfimi i pronarit të magazinës: Droga e imja

-

GREQI - Policia greke zbulon detaje nga dy aksionet antidrogë të ditëve të fundit, ku janë të implikuar dhe shtetas shqiptare. Sipas njoftimit zyrtar të saj, bëhet e ditur se janë bllokuar mbi 1.6 tonë marijuanë si dhe 29 kg kokainë. Gjatë këtyre aksioneve janë bllokuar edhe 20 mijë euro, si dhe 12 celularë të anëtarëve të grupit. Bazuar në të dhënat e policisë së vendit fqinj, mësohet se janë vënë në pranga 7 persona që janë me kombësi greke, një pjesë e të cilëve thuhet se janë nga Jugu i Shqipërisë. Pasi magazinohe­j, me kamionë të transporti­t ndërkombët­ar, droga dërgohej në Holandë, Gjermani e Belgjikë. Ndonëse emrat nuk bëhen publikë, policia thotë se bëhet fjalë për një organizatë që e sjell drogën nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në Europë. "Po hetohet lidhja e kësaj organizate edhe me organizata të tjera që veprojnë në trafikun nga Greqia drejt Europës", bën të ditur Poli- cia greke. Një ditë më parë, mediat vendëse raportuan se pas kanabisit që hyri me kamion në zonën e Atikës në Athinë qëndronte Klement Balili, ish- drejtori i Transporte­ve në Sarandë. Por, nga ana e Policisë, nuk pohohet emri i Balilit si person i implikuar në drogën që u kap në kamionin e nisur nga Shqipëria. Ditën e djeshme, një tjetër rast trafiku u zbulua në kufirin greko- shqiptar. Medi- at greke shkruajnë se, në Argos Orestiko, pranë Kosturit, policia greke ka pikasur një mjet. Thirrjes për të ndaluar mjeti nuk i është përgjigjur, por ka shtuar shpejtësin­ë dhe ka ikur. Mjeti më pas është gjetur i braktisur ne Ksirolivad­hi, Veria. Në mjet u gjeten 47 kg e 349 gramë marijuanë, e ndarë në 65 pako dhe e vendosur në 2 çanta, të cilat mendohet se ishin nisur nga Shqipëria.

 ??  ?? Droga e kapur në krujë
Droga e kapur në krujë
 ??  ?? Droga e kapur në Greqi
Droga e kapur në Greqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania