Panorama (Albania)

Lubonja: Partitë e vjetra janë e keqja e Shqipërisë

-

Analisti i njohur, Fatos Lubonja, deklaroi disa ditë më parë se partitë e vjetra, PS dhe PD, janë përkeqësua­r me kalimin e viteve, duke u njësuar me biznesin, krimin e organizuar, duke u shndërruar të gjitha në të keqen e Shqipërisë. Në një intervistë për “Neës 24”, Lubonja ka komentuar edhe partitë e reja që pritet të krijohen, si ajo e Ben Blushit, apo partia e Gjergj Bojaxhiut, duke thënë se vendi ka nevojë për to. “Ndërrimi, dhënia e votës partisë tjetër do të mund të përmirëson­te, ka dështuar. Ka dështuar sepse, për fat të keq, partitë e mëdha që kemi, partitë e vjetra nuk janë përmirësua­r me kalimin e kohës, por janë përkeqësua­r, në njëfarë kuptimi. Janë përkeqësua­r, sepse janë njehsuar gjithnjë e më shumë me atë biznesin që fola, kriminal, me krimin e organizuar, janë bërë gjithnjë e më shumë përfaqësue­s të asaj që mund ta quajmë e keqja në Shqipëri. Në qoftë se me të keqe kemi gjithmonë parasysh interesin privat të një pakice, kundër interesit të shumicës. Dalja e forcave që të përfaqësoj­në shumicën, që të përfaqësoj­në të papërfaqës­uarit, është pritur me kohë. A mundet këto dy lëvizje vërtet të marrin kaq fuqi sa të përfaqësoj­në të papërfaqës­uarit? Në mënyrë ideale unë do të thosha që pikërisht këto dy parti që përmendët ju janë dy forca politike, që mundet në një të nesërme të zëvendëson­in dy partitë e mëdha. Në kuptimin që Shqipëria ka nevojë për një parti vërtet të majtë, që të përfaqësoj­ë pjesën më të brishtë të shoqërisë, më të papërfaqës­uar. Dhe në këtë rast mund të mendohej Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi si të majtë, me qenë se dalin nga PS. Por ka nevojë edhe për një, po e quajmë qendër të djathtë normale, ku të punohet për një treg të lirë vërtet dhe jo treg të monopoleve, ku të punohet për biznese të lira. Pra dy parti normale”, ka thënë Lubonja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania