Panorama (Albania)

Vladimir Kosta i PS, drejt bashkimit me Partinë Agrare

-

Edhe deputeti socialist Vladimir Kosta duket se do t’i bashkohet Partisë Agrare Ambientali­ste. Mësohet se ai ka kërkuar të bëhet pjesë e saj, ndërsa ka postuar në Facebook një vlerësim për Konventën Kombëtare të PAA- së. “Një pjesëmarrj­e e gjerë dhe dinjitoze në konventën Vl të PAA- së”, shkruan Kosta. Deputeti i qarkut të Gjirokastr­ës, muaj më parë ka deklaruar divorcin e tij nga Partia Socialiste, duke denoncuar raste influencas­h financiare dhe korruptive. Por Partia Agrare Ambientali­ste duket se ka marrë profilin e një partie të qendrës, ndërsa asaj i janë bashkuar figura nga e majta dhe e djathta. Sekretari i Përgjithsh­ëm i PAA- së, Genc Juka, ish- deputet i Partisë Demokratik­e, është rikonfirmu­ar në këtë post. Po ashtu, Thoma Miço nga PBDNJ dhe Uran Metko nga Partia e Ballit Kombëtar, i janë bashkuar kësaj partie. Dy ish- deputetët socialistë, Marko Bello dhe Gazmir Bizhga, i janë bashkuar PAAsë që kur Agron Duka mori drejtimin e saj. Konventa zgjodhi Bellon sekretar politik të PAA-së, ndërsa Bizhga sekretar organizati­v. Vetë kryetari i saj, Agron Duka, gjatë fjalës së tij tha se ata që kanë vendosur që të bëhen pjesë e saj, nuk kanë kërkuar poste drejtuese. “Jemi këtu të bashkuar dhe të fortë pa sindromën e posteve drejtuese, larg egoizmave dhe interesave mikro- politike, të mbushur me dëshirë dhe besim në fitoren e kauzës sonë. Brenda një kohe të shkurtër kemi ideuar një platformë të bashkëpuni­mit qytetar, për të kërkuar kthimin e dinjitetit të tyre dhe për të ngjallur shpresën te ju se ky vend mund dhe do të bëhet! Kontributi që japim mund të jetë modest në këtë projekt të ri, në këtë nismë të mbarë, por kauza jonë është e madhe, sepse e tillë është rëndësia që ka bujqësia, prodhimi, ambienti, ku ne të gjithë jetojmë dhe meritojmë një jetë më të mirë”, tha Duka.

 ??  ?? Vladimir Kosta
Vladimir Kosta
 ??  ?? Drejtues të PAA, Bizhga, Juka, Duka dhe Bello
Drejtues të PAA, Bizhga, Juka, Duka dhe Bello

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania