Panorama (Albania)

Duka refuzon ftesën e PS: Jam në koalicion me PD- në

Balla: PAA duhet të vijë me ne, vendi juaj s’është mes humbësve

- ARISTIR LUMEZI

Partia Agrare Ambientali­ste e drejtuar nga Agron Duka ka marrë dje ofertë nga socialistë­t për të qenë pjesë e koalicioni­t të tyre, edhe pse sot është e rreshtuar me koalicioni­n opozitar.

Në Konventën Kombëtare të zhvilluar dje në Tiranë, në fjalën e tij përshëndet­ëse, nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r socialist, Taulant Balla, i kërkoi PAA- së të rreshtohet me koalicioni­n qeverisës.

“Kam kënaqësinë të përshëndes Kongresin e kësaj partie, me bindjen që ky është kongresi i fundit që e gjen Partinë Agrare Ambientali­ste në koalicion me Partinë Demokratik­e. Sepse kam bindjen që miku ynë, Agron Duka, ministër Bujqësie në qeverinë e Partisë Socialiste dhe ish- deputet i saj, e ka marrë lidershipi­n e kësaj partie duke respektuar pjesën më të mirë të historisë së saj, kur kjo PAA ishte një aleate besnike e Partisë Socialiste. Di vetëm t’ju them se edhe ju të Partisë Agrare Ambientali­ste, duhet të vini me ne një orë e më parë që ne të punojmë edhe me ju edhe më shumë për njerëzit e për komunitete­t e Shqipërisë sonë.

Vendi juaj dhe i Agron Dukës nuk është mes humbësve, por në krah të fitimtarëv­e: Në Aleancën për Shqipërinë Europiane!”, tha Balla duke përshëndet­ur Konventën e Agrarëve. Por kreu i kësaj partie, Agron Duka, iu përgjigj qartë socialistë­ve se ka një partnerite­t luajal me Partinë Demokratik­e. “Ju jeni në dijeni të sfidës së parë që PAA ka marrë përsipër. Kjo do të jetë provë e një partnerite­ti luajal brenda opozitës, së cilës kam kënaqësinë t’i shpreh edhe në emrin tuaj falenderim­et për kryetarin e PD- së, Lulzim Basha”, deklaroi Duka. KOLONJA Edhe zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Kolonjës kanë qenë pjesë e replikave mes Ballës dhe Dukës dje në Konventë. Kam bindjen se, edhe fshehja e Saliut dhe e Lulit pas Agronit në garën për Kolonjën, është rezultat i të njëjtit fakt, që kjo parti vjen nga e majta dhe u kujton të majtëve historinë e tyre të përbashkët.

Ju jeni aktualisht në një garë lokale me ne dhe unë s’mund të bëj këtu kurrësesi fushatë për ju, po natyrisht as fushatë për ne!”, tha Balla. Madje ai kishte dhe një mesazh për PAA- në për garën e Kolonjës. “Kam kënaqësinë t’ju përcjell përshëndet­jet e kryetarit tonë Edi Rama, i cili me porositi t’ju them se në Kolonjë do t’ju mundim për t’i dhënë Partisë Demokratik­e mesazhin e qartë se me ne nuk ka shans të fitojë as në Dibër, as në Kolonjë dhe as në Shqipëri! Por ju, agraro- ambientali­stët s’duhet të na e merrni për keq, sepse humbja do jetë e PD- së, aspak e juaja. Do të jetë humbja e radhës në krah të PDsë, por këtë humbje në Kolonjë ju lutem shikojeni si një lehtësim, sepse ju duhet të rreshtohen­i me ne fituesit”, tha Balla. Nga ana e tij, kreu i PAA- së, Agron Duka, e pati një përgjigje. “Ky besim i koalicioni­t opozitar shpreh peshën e madhe dhe specifike, gjithnjë e në rritje, të Partisë Agrare Ambientali­ste si brenda koalicioni­t, ashtu edhe më gjerë, në arenën politike shqiptare. Ky besim do të thotë angazhim maksimal, për të dëshmuar aftësinë dhe forcën tonë. Uroj fitore, për kandidatin tonë të përbashkët, z. Dritan Hajro!”, u shpreh kreu i PAA- së, Agron Duka. Kreu i PAA- së prezantoi para simpatizan­tëve, por edhe paraardhës­it të tij Lufter Xhuveli, disa nga pikat kyçe të programit të tij elektoral, që ka në fokus bujqësinë dhe varfërinë, ndërsa fjalimin e mbylli me një mesazh për shqiptarët: “Sot vlen më shumë se kurrë thirrja ‘ Mos ik, ti vlen për vendin tënd, Shqipëria është e jona!’”, tha Duka.

 ??  ?? Taulant Balla, dje në Konventën e PAA
Taulant Balla, dje në Konventën e PAA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania