Panorama (Albania)

Mesila Doda, ish- deputetja e PD, zgjidhet sekretare e Përgjithsh­me e PDIU- së

- Abaz Hado

Këshilli Kombëtar i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zgjedhur drejtuesit e sekretaria­teve, nënkryetar­ët dhe sekretarin e Përgjithsh­ëm të partisë. Më votën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, sekretare e Përgjithsh­me është zgjedhur deputetja Mesila Doda. Deputetja e larguar disa muaj më parë nga Partia Demokratik­e është emëruar në një prej posteve më të rëndësishm­e të PDIU- së. Doda së bashku më kryetarin e PDIU-së ka qenë bashkëprop­ozuese e disa prej nismave më të rëndësishm­e të kësaj force politike, si nisma për rezolutën çame dhe projektlig­ji për hapjen e dosjeve të komunizmit. Po dje Këshilli Kombëtar i PDIU- së ka zgjedhur dy nënkryetar­ët e ri të kësaj force. Nënkryetar është votuar Halil Hyseni, aktualisht në postin e zëvendësmi­nistrit të Jashtëm, po ashtu në postin e dytë të nënkryetar­it është zgjedhur kryetari aktual i Shoqatës Çamëria, Abaz Hado, ku zgjedha e tij është bërë në bazë të marrëveshj­es mes kësaj partie dhe shoqatës në fjalë. Dje strukturat e PDIU- së votuan dhe për postin e sekretar organizati­v, ku u zgjodh Alfred Deshati, i cili në muajin prill u largua nga Partia Republikan­e. Alfred Deshati ka qenë në postin e nënkryetar­it të Partisë Republikan­e për disa vite. Ai së fundmi iu bashkua Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, dhe është zgjedhur dje si sekretar organizati­v i kësaj partie. PDIU votoi dje dhe për postin e sekretarit për çështjet zgjedhore, duke ia besuar këtë detyrë Erion Manohasajt. Nga ana tjetër, Alda Hasani u zgjodh sekretare për organizata­t partnere.

 ??  ??
 ??  ?? Halil Hyseni
Halil Hyseni
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania