Panorama (Albania)

Idrizi i përgjigjet kërcënimit grek: Kotzias tigër prej letre

“Do kërkojmë komision parlamenta­r për çështjen çame”

- FATION BINJAKU

Kryetari i PDIU- së, Shpëtim Idrizi, deklaroi dje se do të kërkojë ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamenta­r për çështjen çame, që do të zbardhë ngjarjet e qershorit të vitit 1994.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PDIU-së, Idrizi tha se qëllimi i këtij aksioni nuk do të jetë hakmarrja, por kujtesa dhe prodhimi i një dosjeje për 35 mijë shqiptarët e Çamërisë të vrarë. “Tani po ju bëj me dije dy hapa jetikë që do të fillojmë së bashku: E para, është krijimi i Komisionit të Posaçëm Parlamenta­r për çështjen çame. Qëllimi nuk është hakmarrja, por kujtesa, zbardhja e së vërtetës dhe respekti për të drejtat njerëzore të vrara të mbi 35 000 shqiptarëv­e të Çamërisë”, tha Idrizi. Nisma e tyre, sipas kreut të PDIU- së, do të jetë regjistrim­i i të zhdukurve dhe atyre që u vranë nga gjenocidi grek mbi popullin çam. Idrizi tha se këto aksione nuk kanë qëllim që të fitojnë vota apo për të qenë në pushtet. “E dyta, është regjistrim­i i të zhdukurve, të vrarëve dhe atyre që humbën jetën gjatë gjenocidit grek mbi popullsinë çame. Nuk kërkojmë pushtet në emër të çështjes çame, por zgjidhjen e saj. Pushtetin e shohim si mjet që duhet përdoruar për të arritur te zgjidhje, jo si nevojë për të qenë në Kuvend apo në qeveri”, tha dje Idrizi. Kreu i PIDU- së tha dje çështja çame nuk është kauzë elektorale dhe se të tillë, sipas tij, e konsideroj­në të gjithë ata që kanë frikë nga rritja e PDIU-së. “Por jua themi hapur, copë, se nuk do të pranojmë që çështja çame dhe çështja kombëtare të jenë çështje të kopshtit zoologjik të politikës shqiptare, ku ka dhe strucë, dhe hiena, dhe luanë. Po jua lëmë vetë ta gjeni veten në këtë fermë kafshësh, sepse e dimë mirë që pemës plot me kokrra i gjuhet me gurë. Vetëm se ai gurë që hidhet lart, bëni kujdes se do të kthehet poshtë dhe ju thyen kokën!”, tha ai. QËNDRIMI I KOTZIAS Shpëtim Idrizi komentoi dhe qëndrimet e ministrit të Jashtëm, grek, Kotzias, duke thënë se deklaratat e tij ishin si ato të Enver Hoxhës.

“Ministri i Jashtëm grek befas na shfaqi anën e tij qesharake, duke e pasuruar gjithë këtë hulli ballkanike me humorin e tij të pasur. Besoj se e ndoqët kërcënimin e tij me sulme nga ajri, toka dhe deti, dhe forcën që ka ushtria e Greqisë. A e dini se çfarë më është kujtuar kur ndiqja përroin psikik të shefit të diplomacis­ë së shtetit fqinj? M’u kujtua shoku Enver. A e mbani mend kur kërcënonte Aleancën Euroatlant­ike se Sazanin e kemi hekur dhe beton? Tigër prej letre shoku Enver, tigër prej letre shoku Nikos. Këta marksistë- leninistët duket në një pikë puqen të gjithë. Janë megalomanë. Jo, unë them ta lëmë pa përgjigje kërcënimin e tij, por t’u kujtojmë puthadorëv­e dhe helmatisëv­e të Shqipërisë se Nikos Kotzias kërcënoi gjithë shqiptarët, jo disa syresh. Qeveria shqiptare për ligjin e luftës duhet t’i adresohet ministeria­lit të NATO- s, si dy vende të NATO- s por me ligj lufte në mes. Ky absurditet duhet të marrë fund”, tha Idrizi.

ZGJEDHJET Kreu i PDIU- së komentoi dhe debatin për sistemin zgjedhor, duke propozuar që të gjitha partitë të kandidojnë më vete në një sistem proporcion­al kombëtar dhe jo në koalicion. “Kemi dëgjuar debate për sistemin zgjedhor. Do të kisha dashur shumë që të kishim një sistem zgjedhor, ku forcat politike, secila më vete, të konkurront­e në një sistem proporcion­al kombëtar të korrektuar, ku sipas num- rave së çdo force të ishte dhe numri i deputetëve, por kjo është një reformë, e cila nuk mundet kurrsesi të kryhet tetë muaj para zgjedhjeve. Ajo kërkon vite përgatitje për sistemin, sepse ne nuk jemi laborator i vullneteve dhe tekave të forcave politike të tjera, por abuzimi i ‘ të mëdhenjve’ nis qysh me përzgjedhj­en dhe me kontrollin që i bëjnë sistemit, zgjedhjes, numërimit dhe më pas duan të na kontrolloj­në edhe rezultatet e votimit”, tha ai.

 ??  ?? Shpëtim Idrizi dje në Këshillin Kombëtar të PDIU
Shpëtim Idrizi dje në Këshillin Kombëtar të PDIU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania