Panorama (Albania)

Zgjedhjet, Rama mbledh në Gjirokastë­r ministrat e PS

Analiza e sektorëve dhe strategjia për zgjedhjet e ardhshme

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama ka mbledhur në Gjirokastë­r ministrat e Partisë Socialiste me të cilët për rreth 5 orë ka diskutuar për punën e çdo sektori.

Analiza e punës së çdo ministrie që drejtohet nga të mandatuari­t e Partisë Socialiste mësohet se ka pasur si qëllim përgatitje­n e një platforme të diskutuar që tani për fushatën zgjedhore të vitit 2017. Të pranishëm në këtë takim informal kanë qenë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ministri i Financave Arben Ahmetaj, ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, ministrja e Inovacioni­t Milena Harito, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Shëndetësi­së Ilir Beqaj, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministri për Pushtetin Vendor Bledi Çuçi, ministrja për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n Ermonela Felaj, por dhe sekretarë të Kryesisë së PS- së dhe Kryesia e Grupit Parlamenta­r. Takimi që ka nisur në orën 17: 00 ka përfunduar rreth orës 22: 00 e më pas, të gjithë bashkë kanë vijuar për darkë në hotel “Çajupi” të Gjirokastr­ës. Për takimin është treguar kujdes që ai të ishte sa më larg syrit të mediave. Kreu i Qeverisë, bashkë me ministrat dhe anëtarët e Kryesisë dhe Grupit Parlamenta­r kanë ballafaqua­r premtimet elektorale të bëra gjatë fushatës së vitit 2013, kur socialistë­t fituan zgjedhjet dhe arritjet e deritanish­me. Mësohet se kreu i Qeverisë ka kërkuar nga pjesëmarrë­sit në këtë takim që të shihet mundësia e realizimit të atyre premtimeve të parealizua­ra akoma në këto tre vjet të drejtimit të vendit, duke i cilësuar ato si më emergjente­t. Burime nga takimi thanë për “Panoramën” se është kërkuar gjithashtu rakordimi më i mirë me shifrat që deklarohen nga anëtarë të kabinetit qeveritar. Të pranishmit në këtë takim informal të Kryeminist­rit me anëtarë të kabinetit të tij kanë diskutuar dhe ndaj masave drastike që qeveria është detyruar të marrë për të rivendosur ligjin dhe zbatueshmë­rinë e tij. Mësohet se për periudhën e mbetur deri në zgjedhje, të bëhet kujdes me gjobat, si ndaj qytetarëve, ashtu dhe nga bizneseve, sidomos kur bëhet fjalë për kategori të caktuara sociale dhe profesiona­le. Mësohet se në këtë takim nuk është folur për koalicioni­n e ardhshëm zgjedhor, duke pritur vendimin e LSI- së, me të cilën ende nuk është folur në nivel kryetarësh. MINISTRA

 ??  ?? Rama dje në Gjirokastë­r
Rama dje në Gjirokastë­r
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania