Panorama (Albania)

Rama: Bashkitë do të japin certifikat­at e pronësisë

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka këmbëngulu­r dje në takimin me fermerë të Këlcyrës në pajisjen e tyre me certifikat­a pronësie. Deri tani, sipas tij, fermerët nuk mund të merrnin dot kredi pa pasur titullin e pronësisë mbi tokën, por edhe nuk kishin çfarë të vendosnin kolateral, gjë që do të realizohet duke dalë garant shteti. Një gjë që, siç tha Kryeminist­ri, nuk e bëri qeveria e mëparshme. “Me ç’kurajë flasin këta kur nuk bënë gjënë më elementare, të zbatonin ligjin e vitit 1991, me konsensus nga dy partitë e atëhershme dhe të sotmet, 7.501- shin, që çdo familje të marrë tokën që i takon dhe të jetë pronare e tokës. Ne e kemi filluar procesin për shpërndarj­en e tit- ullit të pronësisë dhe bashkitë e çojnë përpara këtë proces”, deklaroi Rama. Kryeminist­ri foli për një organizim të përbashkët të fermerëve, që nga mbjellja e produktit e deri në shitje. “Nuk mund të vazhdojmë me historinë e këtyre viteve, ku secili ka dy ose tre dynym dhe i mbjell ato, sepse duke qenë secili më vete, rriten kostot dhe nuk ka treg, prandaj i mbetet pa shitur prodhimi dhe shumëkush merr domatet në krah dhe del në rrugë. Në fund, gjithë produktin do ta shesim bashkë, nëse jemi në punë të harmonizua­r secili më vete, por në shitje bashkë. Ky është suksesi”, tha Rama. Sipas Kryeminist­rit, Qeveria socialiste ka dhënë fondin më të madh për pastrimin e kanaleve të ujit dhe kullimit dhe kanalet e reja. “Ne, në tre vjet s’kemi bërë asnjë mrekulli, se ato janë për perëndinë, por kemi bërë aq sa sot mund të themi me plot gojën se po vendosim bazën e një shteti ku për secilin ka detyrime dhe rregulla të përbashkët­a, por për çdonjërin ka mundësi për sukses”, shtoi Rama.

 ??  ?? Rama me fermerët në Goranxi
Rama me fermerët në Goranxi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania