Panorama (Albania)

Bodrume për tharje droge, zbulohet 1 ton në një ditë

Operacione­t antikanabi­s, bimët bllokohen gjatë përpunimit

-

Brenda një dite, policia bllokon 1 ton drogë në proces tharjeje. Operacioni i nisur të premten vazhdoi edhe ditën e djeshme, duke arritur të zbulohen sasi të tjera të konsiderue­shme lënde narkotike.

Tashmë, pronarët e drogës janë në fazën e tharjes, me qëllim përgatitje­n për shitje të kanabisit. Forcat e Policisë, të përqendrua­ra më së shumti në Jug të vendit, bllokuan dje një kapanon të përshtatur për tharjen e drogës. Kapanoni u zbulua në vendin e quajtur "Përroi i fshatit Odriçan", njësia administra­tive Piskovë, në Përmet. "Në një kapanon të përshtatur me llamarina u gjet lëndë narkotike në proces tharjeje, pesha totale e lëndës narkotike ishte 400 kg. Për shkak të terrenit të thyer, autorët kanë mundur të largohen", bëri të ditur Policia. Si- pas saj, po punohet për të identifiku­ar dhe kapur autorët, të cilët kur pikasën forcat e rendit, arritën të largoheshi­n, duke braktisur bimët narkotike. Nuk dihet nëse në këtë rast ka pasur dekonspiri­m të aksionit apo autorët janë sinjalizua­r nga "rojet" e lëna për çdo rast. Pas gjetjes së drogës dhe bllokimit të një pjese të saj në cilësinë e provës materiale, policia i vuri flakën kaparonit, për të asgjësuar komplet aktiviteti­n ilegal.

Po në këtë qark, u zhvillua dje operacioni i tyre, nga i cili u arrit të sekuestroh­eshin 370 kg bimë kanabis sativa, edhe këto në proces tharjeje. Këtë herë, operacioni i Policisë u përqendrua në fshatin Kamçisht, Memaliaj, në banesën e shtetasve K. M. dhe F. M. Më herët ishte marrë informacio­n se në këtë banesë përpunohej lëndë narkotike dhe ashtu rezultoi. Nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, në dy bodrumet e saj dhe në një kasolle afër shtëpisë, u gjet lëndë narkotike në proces tharjeje, me peshë totale 370 kg. Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit, pronarët e ambientit ku u gjet droga".

Aksioni i tretë u zhvillua në fshatin Povelçë të Fierit, ku u zbuluan 23 kilogramë lëndë narkotike, armë dhe u arrestuan dy persona. Policia bëri të ditur se prangosi fillimisht 41- vjeçarin Lavdimir Kapaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 23.2 kg kanabis dhe dy automatikë. Gjithashtu u arrestua në flagrancë edhe Mikel Isaj, 21 vjeç, banues në fshatin Qafë Gjashtë, Sarandë, pasi në çantën e tij të brezit policia gjeti të mbështjell­a në një letër alumini 50 fara kanabisi. Nga verifikime­t e kryera rezultoi se mjeti tip "Benz", ku udhëtonte Isaj, dyshohet si automjet i vjedhur dhe i trafikuar në Shqipëri.

 ??  ?? Droga e zbuluar në Përmet
Droga e zbuluar në Përmet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania