Panorama (Albania)

"Punëtorët e hashashit na kanë bllokuar ujin prej 3 muajsh"

-

Qytetarët denoncojnë se u është bllokuar furnizimi me ujë nga punëtorët e hashashit. Rasti vjen nga një fshat i ishkomunës Sevaster të Vlorës, i cili është denoncuar në faqen Facebook të ish- kryeminist­rit Sali Berisha. Sipas denoncuesv­e, janë 35 familje që nuk marrin ujë, pasi prej 3 muajsh furnizohen vetëm punëtorët e drogës. "Jemi 35 familje në fshatin Dushkarak, ish- komuna Sevaster ( sot Bashkia Selenicë Vlorë), që po heqim të zitë e ullirit. Kemi tre muaj pa ujë për shkak se përroi Sepaj është bllokuar nga prodhuesit e hashashit. Këta kultivues të hashashit kanë bllokuar edhe rrugët për të kaluar njerëzit në fshat. Në fillim të gushtit 2016, kemi njoftuar ministrin e rendit publik, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje prej tij. Më mbas, në datën 19 gusht 2016, i kemi nisur letër Kryeminist­rit, por as ky nuk na kthyer përgjigje", citohen banorët në këtë denoncim. "Gjendja jonë është tej mase e vështirë, sepse nuk kalojmë dot në pronat tona për t'u bërë shërbime kulturave bujqësore për shkak se nuk na lejojnë njerëz të armatosur. Ata nuk i njohim, sepse janë të paguar nga zotëruesit e vërtetë të parcelave të mbjella me hashash. Gjithashtu, i gjithë uji që disponon fshati është në përdorim të kultivuesv­e të hashashit, duke bërë që tokat tona, që i kemi mbjellë kryesisht me ullinj dhe pemë të tjera, të na thahen me gjithë prodhimin e tyre", denoncojnë ata. Ndërkohë, banorët tregojnë edhe zonat e mbjella me kanabis, sipas tyre në vendin e quajtur Sefoj Hadëraj, në luginën e Viorit, si dhe në vendin e quajtur Mesac.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania