Panorama (Albania)

Debati në sallën e gjyqit, avokati: S'ka prova për grup të strukturua­r

-

TIRANE - Seanca gjyqësore në ngarkim të Kujtim Rexhepit u shoqërua me debat të fortë juridik mes palëve. Ardian Visha, avokati mbrojtës i të dyshuarit Kujtim Rexhepi, i kërkoi gjykatës shpalljen e moskompete­ncës për shqyrtimin e kërkesës së prokuroris­ë për caktimin e një mase sigurie ndaj klientit të tij. Në një debat të ashpër me palën kundërshta­re, avokati Visha ngriti pretendime për paligjshmë­ri të disa prej akteve të paraqitura në proces, pasaktësi dhe mospërputh­je datash. Duke iu referuar akteve të vëna në dispozicio­n nga gjykata, avokati u shpreh që në një procesverb­al thuhej se operacioni ishte urdhëruar nga Prokuroria për Krimet e Rënda, ndërsa në një tjetër thuhej se magazina u zbulua nga një operacion i rastësishë­m. Avokati Visha pretendoi se Prokuroria për Krimet e Rënda nuk ishte kompetente për këtë hetim, pasi në rastin në fjalë nuk provohet që të kemi të bëjmë më një grup të strukturua­r kriminal. "Kemi të bëjmë me një përvetësim kompetence nga ana e Prokuroris­ë për Krimet e Rënda pa prova dhe dyshime të arsyeshme", tha avokati. Përfaqësue­si i prokuroris­ë në sallën e gjy- qit tha se dyshimi paraprak është krijuar nga numri i madh i personave të angazhuar në magazinën ku u gjet droga, numri i automjetev­e që hynin dhe dilnin prej saj, si dhe për shkak të sasisë të konsiderue­shme të lëndës narkotike të bllokuar në të. "Për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japin shpjegime më të hollësishm­e se kaq", tha prokurori Trenova. Duke u këshilluar në vend, gjyqtari Sandër Simoni nuk pranoi kërkesën për shpallje të moskompete­ncës. Gjyqtari sqaroi për palët se momentin procedural të kësaj dosjeje penale, vlerësimi i kompetencë­s bëhet nga ana e organit të Akuzës.

 ??  ?? Avokati Ardian Visha
Avokati Ardian Visha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania