Panorama (Albania)

Norvegjezë­t e dënuar sjellin 500 mijë euro, u bllokohen

Dy pronarët po hetohen për mashtrime e skema fajdesh

-

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi sekuestron mbi një shumë prej 500 mijë eurosh të sjellë në Shqipëri nga dy shtetas norvegjezë.

Togat e zeza kanë refuzuar kërkesën për lirim nga masa e sekuestros të një shumë prej gjysmë milioni euro, bllokuar në llogaritë e dy shtetasve norvegjezë në banka të nivelit të dytë në Shqipëri. Shuma prej 500 mijë eurosh u bllokua në mars të vitit 2016, pas dyshimeve të Prokuroris­ë se të zotët e tyre ishin përfshirë në skema të pastrimit të parave. Bëhet fjalë për llogari në emër të shtetasve O. Johansen dhe J. B. Nilsen. Sipas Prokuroris­ë, dy shtetasit norvegjezë kanë regjistrua­r dy shoqëri tregtare në Shqipëri. Më tej ata kanë hapur llogari në banka të nivelit të dytë në vendin tonë. Në mars të vitit 2016, në llogarinë e O. Johansen ka mbërritur një transfertë me vlerë 200.000 euro nga Filipinet. Disa ditë më vonë, po nga i njëjti vend është bërë një transfertë prej 300 mijë eurosh në llogarinë e J. B. Nilsen. Prokuroria ngriti dyshime ndaj tyre, për shkak të disa orvatjeve të tyre për të kryer transferta të tjera në shuma të mëdha, si dhe shitje- blerje aksionesh mes shoqërive të tyre.

HETIMET

Nga verifikime­t e Prokuroris­ë dy norvegjezë­t kanë rezultuar me rekorde kriminale, ku Nielsen dyshohej të ishte i përfshirë në një skemë financiare piramidale, nga e cila janë dëmtuar disa shtetas norvegjezë. Dyshimet e Prokuroris­ë janë shtuar në momentin që O. Johansen është tërhequr nga transferim­i i një shume prej 100 mijë eurosh në Serbi, në momentin që banka i ka kërkuar dokumentac­ion plotësues. Po ashtu, dyshim ka krijuar edhe qëndrimi i tij kur ka pretenduar se shuma e mbërritur në llogarinë e tij kishte për qëllim investimin e saj në një projekt të konsiderue­shëm për ngritjen e fushave të golfit në Jug të Shqipërisë. Sipas Prokuroris­ë, në këtë rast transferta­t do të kalonin në llogari të shoqërisë dhe jo në llogari personale bankare. Kërkesa për li- rimin e llogarive nga masa e sekuestros u bë nga ana e J. B. Nielsen. Në vendimin e rrëzimit të kërkesës, gjykata argumenton­te se nga ana e kërkuesit nuk u arrit të provohej burimi i ligjshëm i shumave 200.000 euro dhe 300.000 euro. Sipas Gjykatës, organi i akuzës ka marrë informacio­ne zyrtare në organet homologe, ku ka rezultuar se shtetasi O. Johansen ka rekorde kriminale në vite, kryesisht për mashtrime me kontabilit­etin dhe aksionet, mashtrim me TVSH- në, evazion fiskal, në Norvegji, si dhe i dënuar në Kosovë, nën akuzën e organizimi­t të transferta­ve mashtruese prej 300.000 eurosh, drejt një kompanie fantazmë në Norvegji. Po sipas Gjykatës, për sh- tetasin J. B. Nilsen, referuar në informacio­net e medias norvegjeze, ka dyshime mbi përfshirje­n e tij në aktiviteti­n e dyshuar të skemave piramidale "Unaico".

 ??  ?? Gjykata e Tiranës
Gjykata e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania