Panorama (Albania)

Tragjedi në “Majën e Qorres”, humb jetën turisti francez

-

VLORE – Humb jetën në Llogara turisti francez. Mallkimi i çekëve kaloi te francezët, kur një ekskursion­ist 67- vjeçar vdiq në një humnerë në lartësinë 2 mijë metra mbi nivelin e detit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13: 45, kur 9 turistë francezë, mes tyre edhe viktima, ishin në zbritje të malit “Maja e Qorres” në drejtim të Llogarasë, në Vlorë. Papritur, njëri prej tyre ka humbur ekuilibrin dhe ka rrëshqitur në gurë, duke përfunduar në një greminë të thellë. Menjëherë shokët e tij njoftuan policinë, duke dhënë alarmin se 67vjeçari me inicialet A. T. kishte rënë në thellësi dhe nuk mund ta nxirrnin dot, pasi ishte me dëmtime të shumta. Policia bëri të ditur se “men- jëherë sapo u dha alarmi, në vendngjarj­e mbërritën shërbimet e Policisë së Vlorës, bashkë me shërbimet e repartit Delta Forcë, në ndihmë të të dëmtuarit. Ata kanë bërë të mundur gjetjen e tij të gjallë dhe nxjerrjen e trupit nga një terren i vështirë, pasi kishte rënë në një greminë të thellë, në afërsi të vendit të quajtur ‘ Maja e Qorres’. Në ndihmë të dëmtuarit erdhi edhe një helikopter i Ministrisë së Shëndetësi­së, i cili për shkak të terrenit të vështirë dhe mjegullës së dendur, nuk u bë e mundur ulja e tij”. Por, fati nuk ka qenë me turistin e huaj që kishte pak ditë që kishte ardhur në Sh- qipëri, për të shijuar bukuritë e natyrës. Gjatë kohës kur helikopter­i po tentonte të ulej, forcat në terren bënë përpjekje të shumta për ta ndihmuar të mos rëndohej gjendja fizike, por nuk ia kanë dalë dot. Pas disa orësh nga aksidenti në greminë, turisti 67- vjeçar ndërroi jetë. Ai nuk mundi të mbi- jetojë, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në pjesën e kokës. Policia ka identifiku­ar trupin e pajetë me inicialet A. T., 67 vjeç, banues në Francë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e, duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave. Ndërkohë është bërë dhe njoftimi i Ambasadës Franceze në Tiranë në lidhje me ngjarjen, ndërsa pjesa tjetër e grupit të ekskursion­istëve është marrë në pyetje në komisariat­in e policisë. Ata janë në gjendje të mirë fizike, por janë të tronditur nga humbja e njeriut të tyre në këtë aventurë në lartësitë e Shqipërisë.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania