Panorama (Albania)

Hajrie Rondo ‘ Mirënjohje e Tiranës’, Veliaj: Frymëzim për të rinjtë

-

Aktorja e madhe shqiptare, Hajrie Rondo, mori dje mirënjohje­n e qytetarëve të Tiranës për kontributi­n e aj në skenën e teatrit dhe të filmit. Personazhi i njohur i Tanës te "14 vjeç dhëndër" u vlerësua me "Medaljen e mirënjohje­s", titull të cilin ia dorëzoi kryebashki­aku Erion Veliaj. "Për ne është një bekim, një inkurajim i jashtëzako­nshëm që more përsipër këtë sfidë. Duke marrë përsipër këtë, i ke dhënë kurajë kaq shumë djemve, vajzave, njerëz që ndoshta po kalojnë vështirësi dhe dramat e tyre, por duke parë kurajën tënde, sot janë bërë me krahë. Të falënderoj­më shumë dhe të japim këtë medalje, si mirënjohje dhe respekt nga gjithë qyteti i Tiranës, për gjithë kontributi­n tënd ndër vite, sidomos për kurajën që na ke dhënë këto ditë, duke u rikthyer në skenë, e duke na e rikthyer shpresën të gjithëve", u shpreh Veliaj në ceremoninë e dorëzimit të medaljes. Pas falënderim­eve për vlerësimin, aktorja e mirënjohur Rondo iu dha fjalën qyteta- rëve se do të luftojë për skenën, atë që e quajti shtëpinë e vet. "Kur ma bënë ofertën, isha në dilemë ta marr apo jo. Të rri në shtëpi, të mbyllem dhe të bashkëbise­doj e trishtuar me sëmundjen, apo t'i them asaj def, ik tutje, sepse kam punë? Zgjodha këtë të dytën, bëra mirë dhe ia dola. U lodha një çikë, por stafi, drejtoresh­a, regjisorja dhe kolegët, ma amortizuan dhe ma lehtësuan sëmundjen. Betohem dhe të jap fjalën se do të luftoj, do të luftoj fort t'i ngjit prapë ato shkallë, ajo është shtëpia ime". Në fjalën e saj, Rondo rezervoi disa fjalë edhe për punën e kryebashki­akut Veliaj për një qytet më të jetueshëm. "Ju i keni dalë zot kryeqyteti­t, kësaj Bashkie, bravo! Puna e mirë dhe e bukur nuk të lë kurrë në baltë, nuk të tradhton kurrë. Përveç kësaj, në marrëdhëni­e me qytetarët ju jeni simboli i qytetarit të civilizuar. Ju keni sinqeritet­in e një fëmije dhe mençurinë e një plaku të urtë. Faleminder­it!" Aktorja e madhe është rikthyer në skenë vetëm pak kohë pasi fitoi betejën me vdekjen.

 ??  ?? Dje në ceremoninë e dorëzimit të "Medaljes së Mirënjohje­s"
Dje në ceremoninë e dorëzimit të "Medaljes së Mirënjohje­s"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania