Panorama (Albania)

Skënderbeu ‘ blof’ me Kukësin, Partizani fiton

Salihi shpërdoron nga pika e bardhë, ndeshje pa gola në Korçë

-

Përfundon pa gola ndeshja e madhe e javës së tetë të Kategorisë Superiore.

Në Korçë, Skënderbeu dhe Kukësi u ndanë në një barazim 0- 0 në fund të një 90minutësh­i të luftuar, sidomos në pjesën e dytë. Vendasit ishin më kërkues gjatë gjithë lojës dhe shpërdorua­n disa raste të pastra për shënim, madje në minutën e 56- të shtylla i mohoi golin Hamdi Salihit nga penalltia. Ky barazim më tepër i shkon për shtat Partizanit, që e ngushton në vetëm dy distancën e pikëve nga korçarët një javë para përballjes direkte. Kurse Kukësi për momentin konfirmohe­t forca e tretë e kampionati­t, në kuotën 14. Verilindor­ët mbeten i vetmi ekip pa humbje në këtë kampionat.

KORABI- PARTIZANI

Partizani ka arritur të mposhtë me rezultatin minimal 0- 1 Korabin në takimin e vlefshëm për javën e 8- të të Kategorisë Superiore të zhvilluar në "Selman Stërmasi". Një gol i ganezit Kaleb Ekuban ka mjaftuar që ekipi i Starovës të marrë fitoren e 3- të radhazi. Një gafë e portierit Vujadinovi­ç e ndihmoi shumë Ekubanin që të shënonte golin. Pas këtij takimi, Partizani ngjitet në kuotën e 17 pikëve, duke mbetur në vend të dytë, por duke iu afruar provizoris­ht me vetëm 1 pikë Skënderbeu­t, që luan më vonë me Kukësin. Ndërkohë Korabi merr humbjen e 3- të radhazi duke mbetur në kuotën e 5 pikëve, provizoris­ht në vendin e parafundit në renditje.

LAÇI- FLAMURTARI

Laçi dhe Flamurtari kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1- 1 mes dy skuadrave në fushën e kurbinasve. Dy skuadrat aktualisht gjenden pranë fundit të tabelës së klasifikim­it dhe ishin në kërkim të një suksesi për të dalë sa më shpejt nga kriza dhe për t'iu larguar fundit. Edhe pse vendasit dominuan në pjesën e parë, u goditën nga kundërsulm­i i shpejtë i Radoviç, i cili dhuroi spektakël me një depërtim në krahun e djathtë. Në të dytën, atëherë kur Laçi dukej i dorëzuar me humbjen, erdhi goli i mbrojtësit të talentuar Bruno Lulaj, i cili ashtu si në ndeshjen e mëparshme ndaj Vllaznisë, rezultoi vendimtar me golin e tij, duke e ndihmuar skuadrën të marrë pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania